|
| Autori |
Mesazh |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:04 pm |
 |
|
Gjuha Shqipe
Kur nė sulm hodhėn turqit
Hordhitė e pambaruara,
Kėshtjellat e sintaksės
Si muar, qė si muar.
Kur panė se gjuhės
Si hodhėn dot prangat
Lėshuan drejt saj
Gjithfarė merimangash.
Parashtesa e pjesėza
E lidhėza sė prapthi,
Tė bukurėn gjuhė
Ta bėnin leshharpi.
Tė tė bėnin ty, donin,
Shqipėri, memece.
Po ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorėn e zbehtė
Mbi ballė ta vuri
Tė tė hiqte zjarrllėkun
Prej tė sėmuri.
Dhe vdisnin pjesėzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.
Ismail Kadare _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:04 pm |
 |
|
Gjuha shqype
Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli flladi i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhč ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
shi prej djepit na kanė thānun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhānun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mā para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mā s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė kta pėr dhč t't'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kźnė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr tź gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
Nper gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!
At Gjergj Fishta _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:04 pm |
 |
|
Gjuhės shqype
Gjuh' e ambėl, gjuh' amtare,
Je ambla gjuh' shqyptare!
Gjuh' e nalt' pėr Perėndi,*
T'cilt ndėr koh't qė kahmot shkuene
Mbi Tomorr tė pėrdoruene;
Gjuh' e ambėl, plot dashtni!
Gjuh' e shejt' e kaq e moēme.
Gjuh' sakole**der n'dit t'soēme,
Shoqen tande kund s'e gjenė!
Zoti ty kėtu t'ka ēuemun:
T'rrebt' e t'bukur e t'kulluemun;***
Kshtu gjithmon' ti ke me qenė.
Gjuh' qė t'foli Skendėrbegu,
Dhe ndėr t'par' qe Naim Begu,
Qė me shkrim t'pat lartėsue.
Ty t'kan' fol' shum' kapidana,
Burra t'rrebt si t'ishin zana;
Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!
Gjuh' e bukur si pranvera,
Ti s'do t'quhesh ma: e mjera;
Se na dona ty me t'rritė.
Bashk' me t'tjerat shoqe tueja,
Se ma s'dona zhele t'hueja
Veē duem ty me t'pa nė dritė.
Hil Mosi, Wien (Vjenė) 14.I.1907
(*) poeti imagjinon sikur me gjuhėn tonė folėn perėnditė e orakujve tė lashtė tė Dodonės etj.
(**) pėr: gjuhė trimėreshė;
(***) tre veti qė ka gjuha jonė. _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:05 pm |
 |
|
Gjuhės shqipe
Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra
Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
O gjuhe e folun n`bote ende ferishte
S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte,
Perse Athina s`kishte
Emen as Roma, kur e rrept ushtove
Nder vepra katallajsh qi nper jehona
Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove,
Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.
Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
Naten e diten rrinte atje perdore,
Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime
T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore:
Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
N`at mot qi zota shpesh perbujte toka
Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.
Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja,
Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
Me msy t`Helenit barkat tregetuese
Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja,
Ty t`kelthitte n`timue anijetari
Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
E permbi val` shkembuese
Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
U afrojshin n`breg anijat prej agimit,
Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.
Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe,
O ghuhe e folun per trimij pranvera,
E tok na mbajte nder pushtime t`hueja
Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
As kur u ndam n`besime e doke tjera;
E shekujve potera
Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare
Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
Por prap kumbimet n`buze i ke krenare
Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.
Thue buza e kangatarve te paemen
Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
Ket permallim qi mungullon mbi t`emen
E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit?
N` kthjelltin e dites s`sotit
Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa
Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
E eme ahmarrse e gojve qi harresa
N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.
Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete
E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete
Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
Ku me lshue tingujt nise
N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
T`njom edhe virgjin? Egersija jote
Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?
O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku
Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande,
Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
Thjeshtin e ambel t`ande
Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
Buzes amtare kush ia ven, ti casin
Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.
O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi;
Ti kris si za burije
Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije:
E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
Tue t`ndie fishkllojn` prej smire,
Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera
Ernest Koliqi _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:05 pm |
 |
|
GJUHA JONĖ
Vėllezėr shqipėtarė!
Tė prekim urtėsinė,
Tė zėm' udhėn e mbarė,
Tė ngjallim Shqipėrinė.
Shqipėria ka qėnė
Edhe po do tė jetė,
Po sot nė ditėt tėnė
Tė metė tė mos ketė.
E ka nderuar zoti
Gjithėnjė Shqipėrinė,
Ish fort mirė qėmoti,
Do bėhet dhe taninė.
Sa ishte trimėria
N'atė kohė tė vjetrė,
Kish emrė Shqipėria,
Sa s'kish nonjė vėnt tjetrė.
Sa burra kordhėtarė
Ka nxjerrė Shqipėria
Mė pastaj e mė parė,
Q'i shkruan istoria!
Ajo ish koh' e zjarrtė
Dhe kish mundime tepėr,
Po sot pėndė dhe kartė
Na duhet, nukė tjetėr.
O burra, shqipėtarė,
Tė marrim dituritė,
Se s'ėshtė koh'e parė,
Tani lipsetė dritė.
Tė shkruajm' gjuhėn tėnė,
Kombinė ta ndritojmė,
Gjithė ē'ėshtė e ē'ka qėnė
Ngadalėzė ta msojmė.
pa shihni ē'gjuh' e mirė!
Sa shije ka e hije,
ē'e bukur'edh'e lirė,
Si gjuhė perėndie.
Shum'e bardhė kjo ditė
Pėr gjithė shqipėtarėt,
Do na sjellė njė dritė,
Qė s'e kishin tė parėt.
Kjo dritė do na bjerė
Tė gjitha mirėsitė
Dhe gjithė do t'i ngrerė
Dėmet e marrėzitė.
Si lum kush zė tė mbjellė,
Lum kush vė kėtė pemė!
Se kjo ka pėr tė pjellė,
S'mbulohetė me remė.
Naim Frasheri _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:05 pm |
 |
|
KORĒA
O vėllezėr shqipėtarė,
Gėzohi qė erth kjo ditė
Kaq' e mir'e kaq'e mbarė,
Qė sjell gjithė mirėsitė!
Kjo ėshtė njė dit'e rezė,
Qė bie vėllazėrinė
E dėbon jetėn e zezė
Dhe ndarjen e marrėzinė.
Ta lusimė kėtė ditė,
Q'e bekoi zot'i vėrtetė
Dh'e dėrgoi me shumė dritė,
T'i mbes'emėri pėrjetė.
Sot e vumė gurr'e parė,
Sa'sht'e bekuar kjo ditė!
Zot'i math e pruftė mbarė
E na dhėntė urtėsinė!
Hapu, hapu, errėsirė!
Pa jakė tėhu, o dritė!
Se arriti koh'e mirė,
U gdhi nata, u bė ditė.
Sot niset njė tjatrė jetė,
Tė rremenė posht'e shtije,
Mbretėron fjal'e vėrtetė,
Dhe tė mirat gjith'i bije.
Zot'i math qoft'i lėvduar,
Q'e nxjer nė shesht tė vėrtetėn,
Se ajo sij ka buruar,
Pa e ndritur jetėn.
Lumja ti, moj korē'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si trimi nė ball'u sule,
Ta paēim pėrjetė hua!
Kushdo qė ėshtė sot burrė
Dhe shqipėtar i vėrtetė,
Emėri s'i shuhet kurrė
Dhe nderi i rron pėrjetė.
Gjuha jonė sa e mirė!
Sa e ėmblė, sa e gjerė!
Sa e lehtė, sa e lirė!
Sa e bukur, sa e vlerė!
Kjo 'shtė mėm' e mirėsisė,
Qė bije qytetėrinė,
Gasthin e vėllazėrisė,
Njerėzin' e miqėsinė.
S'jemi grekėr as bullgarė,
Asgjė tjetėr nukė jemi,
Jemi vetėm shqipėtarė,
Nė kėt'emėr nderr'e kemi.
Ky emr' ėshtė shum' i mirė,
Se mė s'jemi tė gėnjyer,
Nukė jemi n'errėsirė,
E njohėmė gjėn' e vjyer.
Perėndia na e lėntė
Pėrjetė ta trashėgojmė,
Edhe kurrė mos e dhėntė
Ta humbim e ta harrojmė!
Tė lemė mėmėnė tėnė
E tė marimė njė shtrigė!
Zoti mos e pastė thėnė!
Pun'e keq'e shum'e ligė.
O, sa qenė tė gėnjyer
Ata qė vuan pėr botė!
Turp tė math kanė rrėfyer,
Punuanė fare kotė.
Pa mejtoni, o tė gjorė,
Efialtin, Pafsaninė,
Qė u bėnė trathėtorė
Dh'e gjenė mė perėndinė.
Nga gjithė ē'kemi kėnduar
Pėr tė njohur vetėhenė,
Kaqė gjė kemi mėsuar,
Tė nderojmė mėmėdhenė.
Se njerėstė gjithė vdesin,
Po jeta s'mbetet e shkretė,
Gjuha, mėmėdheu mbesin
Tė patundurė pėrjetė.
Me zėmėrė tė gėzuar
Dhe me gjithė shpirt uroni!
Zotėrinjt' e zotėruar,
Gjithė pėrnjėherė thoni:
Rroft' e qoftė Shqipėria
Dhe kombi e gjuha jonė!
Lulėzoftė dituria,
Edhe ndihmės paēim zonė.
Naim Frasheri _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:06 pm |
 |
|
Poeti i madh kosovar Din Mehmeti nė vėllimin e vet Ikje nga vdekja (Prishtinė 1978) na jep disa pamje nga Greqia:
GAZI I LASHTĖ
Kamarier ma sjell njė kafe!
Balli i rrudhur u brydh
Nė gaz tė lashtė
Dy folje shqipe
Si dy shtylla mesjetare
Bėnin pėrpjekjet e fundit
Pėr ta shqiptar emrin Nėnė
E shkėminjtė e Konicės
Recitonin ofshamat e lumit
Qė po zhdukej nė det
Jashtė binte shi
Nė ballin e kamarierit
Bėhej fėrfėllazė.........
Konicė, 1976
PA GAZ E PA DRITĖ
Emigrant i ikur moti
Nga vulat e mercenarėve
Afishe tė leckosur fytyrėn
Rrėkėllėnte gur nė diell
Hapte varre nė gjinjt e Nėnės:
Kėmbonė mortare zėrin
Kur pagėzohej grek
Vetėvrasje fjalėsh
Nė ballin e shkretėtuar
Kur pagėzohej shqiptar
Nga sytė e thellė
Pa gaz e pa dritė
Rigonte terr -
Bėnte intriga tradhėtia...
Janinė, 1976
DIN MEHMETI _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:06 pm |
 |
|
Gjuha Shqipe
Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon*
pėrmbi er' qė jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
jan' tė bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
pėr mue t'tanave iu del.
................................
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qė shpėrndahet kand e kand.
Geg' e tosk', malsi, jallia**)
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
ēka natyra vet' pėrpoq.***)
Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush pėr motėr t'vet.
E njat tok' qė je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qė mbet mblue
sot nėn dhe, edhe shqip flet.
Ndre Mjeda _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:07 pm |
 |
|
...por ti, gjuhė e bekuar,
Gjuhė e shėndoshė,
Gjuhė e vjetėr, gjuhė e luftuar,
Gjithmonė je gjallė,
Je pjesa e shpirtit tė Arbėrit
Qė kurrė s“do tė vdesė.
KARMELL KANDREVA _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:08 pm |
 |
|
BIJTĖ E SHQIPES
Fole mėmė me lot
shpirtcopėtuar pa shėmbėllim
bij shpėrndarė nėpėr botė
rrugė mė rrugė pa mbarim
U lėkund imja barkė
valėt mė nxorėn nė Kalabri
dėgjova Arbėreshėn urtare
matanė detit nė Sicili
Mora rrugėn pėr nė Kosovė
ku lulėzon njė bozhur
atje ku shtrihen fusha vargmale
fėrfėrit i kuq flamur
S'ma ndal hapin mua lodhja
kur shqiponja mė bėn shoqėri
bukė e kripė shtruar nė sofra
n'djep tė lashtė nė Maqedoni
Mė mori mua kjo pendėshkruar
dhe mė hodhi nė Camėri
te ata bijė tė pėrmalluar
qė u ndanė me dhembshuri
Pyet mėma me brengė nė shpirt
- Dallėndyshe ku po shkon
- Mbi piramida nė Egjipt
fole ndėrtoj ndėr faraonė
Nėn qiell tė huaj njė zė jehon
mes metropoleve nė Turqi
nga gojėt e shqipeve buron
fjala e arbėrit pėr liri
N'udhėkryqe t'Afrikės t'Australisė
sodis nga larg njė yll-zjarr
i bardhė plisi si bora nė mal
derdh dritė njė fanar
Kudo qė shkela nė rruzulli
n'Amerikė Europė e Azi
vetėm trupin - nė mėrgim
kurse zemrėn - n' Iliri
__________________
Ullmar Qvick _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:08 pm |
 |
|
Mbidhmani gjakun, u duhet nipėrve,
me tė tė shkruajnė gjuhėn e zjarrtė.
Njė plagė plumbi,
njė vargė shpate
dhe heshtas helm,
ca fjalė u shkoqėn,
ca rrokje ranė,
po thelbi mbeti,
fjalėt e shqipes si eshtra trupi.
XHEVAHIR SPAHIU _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:09 pm |
 |
|
GJUHA SHQIPE
Qesh fytyra e Bjeshkėve tė Nalta
kur shqip era nis e flet
dhe u nisėn n'udhna t'larg'ta
rrokullimthi nė kurbet !
Shtriqet fusha e pėrgjumur
dhe njė sy pakėz e hap
shqip ia nis kangės dhe lumi
shqip nis t'flasin rruezat nė gjak!
Shqip nis flet dhe shija e puthjes
ku dashnia nis e rrjedh
shqip nis flet dhe loti i humbjes
kur shpresa n'rrugė na ka ngel !
Por... ikėn shqipja nė mėrgim
se varfnia duhet vra
nis fėmija tue psherėtim
edhe shqip ai nis me kja!
Qesh fytyra me vogėlushin
sa mirė shqip ai din me kja
malet jashta frymėn ndalin
deti sytė hapi t'u pa!
Ē'ashtė ky za, kjo gjuhė qė mbjell
diamante rreth e qark
e vransinėn nė det e hedh
vetėm diellin sjell nė prag ?!
Qė shėron malle e trishtime
t'fohtin n'shpirt nė vend ta heq
e me ty rri n'halle e n'gėzime
e kurrė s'lodhet, kurrė s'thotė dreq !
Gjuhės shqipe i qeshin sytė
nė mėrgim bijtė ledhaton
shqip prapė flasin dhe dashuritė
dhe era e shpirtit veē shqip kėndon!
Lek Gjoka _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:09 pm |
 |
|
Naim Frashėri
Nga burimi i lajthishtės,
Tej nė Frashėr mbi Pėrmet,
Mjalti i gjuhės valė-valė,
Nėpėr faqe,
...........nėpėr fletė.
S'mbeti mal pa hyrė nė penė,
s'mbeti fjalė pa hyrė nė varg;
syve hyn e del Atdheu
Ulet ylli, ndrit nė prag.
Ja Naimi,
...........ja Tomorri.
Fjalė-fryma qė po flasim,
Shoshi shekuj madhėshtori
Shqip-
Naimit i pėrkasim!
Gjuha shqipe hodhi shtat,
skaj mė skaj blerim i dheut;
dy herė kombi bėri lart,
ndriti pallė e Skėnderbeut.
Nėpėr shekuj rrjedh burimi,
nga lajthishta mbi Pėrmet
majė malesh flet Naimi:
Gjuhėn Shqipe: AMANET!
Hil Mosi * 1885-1933
Gjuhės Shqipe
Gjuh' e ambėl, gjuh' amtare,
Je ambla gjuh' shqyptare!
Gjuh' e nalt pėr Perėndi,
T'cilt ndėr koh't qė kahmot shkuene
Mbi Tomorr tė pėrdoruene;
Gjuh' e ambėl, plot dashtni!
Gjuh' e shejt' e kaq e moēme,
Gjuh' sakole der n'dit t'soēme,
Shoqen tande kund s'e gjenė!
Zoti ty kėtu t'ka ēuemun;
T'rrebt e t'bukur e t'kulluemun,
Kshtu gjithmon' ti ke me qenė.
Gjuh' qė t'foli Skendėrbegu,
Dhe ndėr t'par qe Naim Begu,
Qė me shkrim t'pat lartėsue.
Ty t'kan' fol shum' kapidana,
Burra t'rrebt si t'ishin zana;
Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!
Gjuh' e bukur si pranvera,
Ti s'do quhesh ma: e mjera;
Se na dona ty me t'rritė.
Bashk' me tjerat shoqe tueja,
Se ma s'dona zhele t'hueja,
Veē duem ty me t'pa nė dritė
Vjenė, 14.01.1907
Halil Haxhosaj - 1946
Uria e Poetit
Nuk jam i uritur pėr bukė e kripė
Por pėr figura e vargje
Nuk jam i etur pėr uje e lėngje
Por pėr gurra frymėzimesh
Nuk jam i varfėr pėr pasuri
Por pėr vargjet e kontrolluara
Nėpėr zyra tė sekuestrimit
Nuk mė dhėmb koka
Nga tensioni i lartė i gjakut
Por pėr poezitė e dėnuara
Me shumė vjet heqje lirie
Uria ime ėshte e madhe
Ma shuan vetėm alfabeti im
Agim Vinca - 1948
E shqip flasin njerėzit dhe rrugėt
...........Ua ndėrruan emrat rrugėve.
U dyndėn carėt, knjazėt, vojvodėt
...........Nga mesjeta drejt fundshekullit.
Me shpata, heshta, ndryshk e temjan
...........Nė Dardani e Ulpianė
...........Car Llazar, Carica Milica, Knjaz Millosh,
...........Nikolla Pashiq & co.
Bodani u strehua nė kishė
...........Hasani nė histori
...........Ua ndėrruan emrat rrugėve
shesheve, lagjeve, soliterėve...
...........Nė pikė tė ditės.
Si tė ishte Prishtina mes Shumadisė
...........e jo nė zemėr tė Kosovės!
Askush s'i prek as s'i trazon ato
...........statujat e bronzta
...........grafitet nė mure
...........portretet posterėt tabelat
...........mėsa tabutė
...........Njerėzit kalojnė kokulur
Si tė ishin banorė tė ndonjė planeti tjetėr
...........E shqip flasin
...........Shqip, pėr besė!
Tetor 1996 _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
RaPSouL
Aop


Anėtarėsuar: 24 Nov 2006
Mesazhe: 336
Vendodhja: ForumiShkodran |
Postuar: Wed Jan 17, 2007 12:10 pm |
 |
|
Gjuha e zjarrtė
O gjuhė - e shenjtėruar, o mall me shpirtin plot
O vetėtim' e qjellit qė fėrfėllon me flakė
O djellė - i llaftaruar qė ndrin si pikė lot...
Si pikė lot e ndritur po ndrij nė rreze tuaj
Po ndrij e papandehur, po qaj pak e nga pakė
Sepse prej botės suaj kam mbetur kaq i huaj...
Kam mbetur kaq i huaj, dh'i ndrydhur edh'i shkret!
Prej ligjėratės sate qė mė ēudit, o zjarr!
Me gjuhėra prej flake ti djeg... ti flet... ti pret...
Do vi! Do vi pranė mjerush e dyke vuar
E flakėn vraparake nėr krahė do ta marr
Posi kuvend tė shkruar do tė ta ēik me duar
O kėng' e shenjtėruar, o verb i larė n'ar
O zjarr qė mė pėrflakesh si yll vetėtimtar
O fshehtėsir' e ndezur nė fill prej shkrepėtime
Kur tė kėndoj me gojė, kur tė kuptoj nė kartė
Posi njė kraharuar ti dhemb, o Gjuh' - e zjarrtė
Posi kullim' i gjakut qė rreh nė zemėr time
Ti ndrin nė thelb tė jetės si drit' e pėrvėluar
O gjuh' - e zemrės sime, o mos-e-kuvenduar
Lasgush Poradeci - Vallja e yjeve, 1933 _________________ Shkodra NetWork |
|
|
|
 |
|
|
|