Identifikohu pėr tė parė mesazhet private 
Identifikim: Fjalėkalim:   
  Shkodra - ForumiShkodran
  Shkodra Qyteti Humorit Me Tradita Te Lashta Kulturore
Hyrje  Portali  Chat  Downloads  Video  E-M@IL  Ndihme  Kėrko  Lista e Anėtarėve  Grupet e Anėtarėve  Paneli Anėtarit  Regjistrohu

Euro nė rėnie, bota nė recesion
Kėrce tek:  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    Shkodra - ForumiShkodran Faqja Kryesore » Ekonomi dhe biznes
Autori Mesazh
Staf-Shkodra
Guest




MesazhPostuar: Fri Sep 05, 2008 5:25 pm Pėrgjigju me kuotė

Euro nė rėnie, bota nė recesion

Euro ėshtė nė rėnie dhe ekonomistėt nė Citigroup parashikojnė nga analizat grafike qė ajo tė bjerė deri nė nivelin 1.3355 dollarė ditėn e sotme.

Orjeta Zhupa

Premte, 05 Shtator 2008 11:22:00



Euro ėshtė nė rėnie dhe ekonomistėt nė Citigroup parashikojnė nga analizat grafike qė ajo tė bjerė deri nė nivelin 1.3355 dollarė ditėn e sotme.

Monedha evropiane ka rėnė me 10.9% qė nga data 15 korrik, ditė edhe kur arriti rekordin e saj prej 1.6038 dollarė.

Euro ka rėnė pas rėnies sė indeksit tė bursave nė nivelin mė tė ulėt tė dy viteve.

Euro ėshtė kėmbyer nė nivelin mė tė ulėt tė njė viti edhe ndaj yenit japonez. Mendohet se rėnia nė tregun e kredive mund tė ēojė botėn nė recesion.

Ndaj yenit ka pėsuar rėnie edhe dollari amerikan pasi SHBA raportoi rritje tė madhe tė papunėsisė.

“Ėshtė njė recesion historik” – tha Toru Umemoto, shef kėmbimi nė njė bankė nė Tokio.

Monedha japoneze fiton pikė nė ato kohė kur kėrkesa pėr asete me vlerė tė lartė ėshtė nė rėnie. Zakonisht investitorėt marrin fonde nė vende ku kosto e huamarrjes ėshtė e ulėt si nė Japoni dhe i investojnė nė njė vend ku interesi ėshtė mė i lartė. Norma bazė e interesit nė Japoni ėshtė 0.5%, krahasuar me Europėn ku norma bazė ėshtė 4.25%, Australinė 7% dhe Zelandėn e RE prej 8%.


Ėshtė dita e shtatė radhazi qė euro bie ndaj dollarit. Banka Qendrore Europiane nė takimin e djeshėm e mbajti normėn bazė tė interesit tė pandryshueshėm, nė 4.25%, niveli mė i lartė i shtatė viteve.

Ekonomia amerikane ėshtė nė stanjacion ndėrkohė qė ajo Europiane ėshtė nė recesion – tha Gail Fosler president i Bordit tė Konferencave nė New York, njė grup i njohur pėr kėshilla ndaj konsumatorėve. Bankat qendrore nuk kanė shumė mundėsi pėr tė ulur koston e huamarrjes.


Paundi nė rėnie

Paundi ka rėnė pėr tė nėntėn ditė radhazi, duke arritur nė nivelin mė tė ulėt tė dy viteve ndaj dollarit ose 1.7538 $, pasi Banka e Anglisė mbajti tė pandryshuar normėn bazė tė huamarrjes nė nivelin 5%. Ekonomistėt thanė se inflacioni i lartė po ēon ekonominė britanike nė recesion.

Bursat

Bursat kanė pėsuar rėnie pasi ekonomia amerikane dha sėrish shenja rėnie, dhe kjo ka bėrė qė ekonomistėt tė mendojnė se ekonomia ėshtė nė stagflacion.

Niveli i papunėsisė nė SHBA ėshtė rritur pėr tė tetin muaj radhazi duke qėndruar nė nivelin 5.7%.

Kostot e larta dhe rėnia e shitjeve ka bėrė qė kompanitė mė tė mėdha tė prodhimit tė makinave dhe avionėve tė raportojnė rėnie tė fitimeve dhe shkurtim tė vendeve tė punės. General Motors Corp. kompania mė e madhe nė botė e prodhimit tė makinave ka deklaruar se do tė nxjerrė nė pension tė parakohshėm rreth 9000 punonjės.

Papunėsia ėshtė njė nga treguesit kryesor qė sinjalizon recesion. Treguesit e tjerė janė shitjet, tė ardhurat, prodhimi dhe Produkti i Brendshėm Bruto.
Shfaq mesazhe nga:   
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    Shkodra - ForumiShkodran Faqja Kryesore » Ekonomi dhe biznes


 
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi


ForumiShkodran developed by: Genti & [A-SHKODRANI]
Powered by phpBB © 2008 phpBB Group