Identifikohu pėr tė parė mesazhet private 
Identifikim: Fjalėkalim:   
  Shkodra - ForumiShkodran
  Shkodra Qyteti Humorit Me Tradita Te Lashta Kulturore
Hyrje  Portali  Chat  Downloads  Video  E-M@IL  Ndihme  Kėrko  Lista e Anėtarėve  Grupet e Anėtarėve  Paneli Anėtarit  Regjistrohu

20 ushqimet pėr tė pasur njė lėkurė tė shėndetshme
Kėrce tek:  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    Shkodra - ForumiShkodran Faqja Kryesore » Bukuri dhe estetike
Autori Mesazh
Staf-Shkodra
Guest




MesazhPostuar: Wed May 07, 2008 6:39 pm Pėrgjigju me kuotė

Qė tė dukeni e bukur duhet patjetėr tė ushqeheni mirė. Tė hash mirė ju mban ju dhe lėkurėn e freskėt. Mė poshtė janė njė numėr ushqimesh qė ju mbajnė nė formė dhe qė quhen ushqimet e bukurisė. Nėse konsumoni mė shumė nga ushqimet e poshtėshėnuara, lini duhanin dhe nuk vendosni nė fytyrėn tuaj kremra me pėrmbajtės tė shprehur kimik dhe ato me faktor tė lartė mbrojtės, atėherė fytyra juaj pėr njė kohė tė gjatė do ta ketė pamjen e njomė dhe tė re. Arrat
Janė ushqim i mirė kundėr plakjes. Kanė pėrqindje tė lartė tė vitaminės E dhe ndihmojnė qė lėkura tė jetė e butė. Por mbani parasysh se duhet tė hani pak pasi kanė kalori.
Aloe vera
Aloe vera bio ėshtė aleatja me e mirė pėr tė parandaluar dhe luftuar tė gjitha problemet e lėkurės. Produktet bimore tė kėsaj bime gjenden nė forma tė ndryshme nė farmaci dhe sipas problemit tė lėkurės zgjidhet preparati bimor qė ju nevojitet.
Proteinat
Pėr tė pasur thonj tė fortė dhe kockėn e fortė nevojitet marrja e proteinave. Njė ndėr produktet bimore parafarmaceutik qė ndihmon nė forcimin e thonjve ėshtė majaja e birrės nė kapsula. Proteinat i gjeni tek mishi i pulės, te fasulet, te peshku ton.
Vitamina B
Ushqimet e pasura me vitaminė B i bėjnė flokėt tuaj tė ndritshėm. Tė pasura me kėto vitamina janė vezėt, qumėshti, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.
Peshku
Tė hash peshk si salmoni do tė thotė qė ju keni marrė Omega-3, qė ndihmon nė hidratimin dhe ushqimin e lėkurės.
Zinku dhe kalciumi
Zinku gjendet te mishi i pulės, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon nė pastrimin e lėkurės. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumėshti. Kėto ushqime jo vetėm qė zbardhin fytyrėn, por reduktojnė edhe rrudhat.
Vitamina C
Kjo vitaminė ndihmon nė reduktimin e rrudhave. Vaji i limonit ėshtė njė aleat shumė i mirė pėr tė luftuar rrudhat e lėkurės. Kivi si frutė ėshtė mė i miri pėr vitaminėn C. Fruta tė tjera qė pėrmbajnė vitaminė C janė portokalli, mango, limoni, etj. Vitamina C dhe hekuri sė bashku ndihmojnė qė tė largohet rrethi i zi te sytė.
Vitamina E
Kjo vitaminė ėshtė njė antioksidante e fuqishme qė jo vetėm largon helmet nga organizmi por parandalon edhe plakjen e parakohshme. Vaji i bajames ėshtė njė produkt i pasur me shumė vitaminė E. Vitamina E ėshtė e njohur si njė nga vitaminat qė shmang djegien e lėkurės nga dielli. Nėse hani shumė pjeshka, bajame, domate do tė keni vitaminėn E nė trupin tuaj.
Uji
Pini sa mė shumė ujė tė mundni. Uji ndihmon nė largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon nė freskinė e lėkurės.
Ai ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm pėr organizmin dhe funksionimin e tij.
Domatja
Domatet pėrmbajnė antioksidantė, beta-karotin dhe vitaminė C. Hajeni domaten sa mė shumė dhe ju do t’i merrni kėta antioksidantė. E mira ėshtė qė domatja tė shoqėrohet me pak vaj ulliri.
Molla
Molla ndihmon nė largimin e materieve toksike nga organizmi dhe pasuron atė me shumė vitamina, sidomos kvercetin.
Pėr tė pasur dhėmbė tė mirė, hani mollė. Mollėt janė njė ushqim shumė i mirė edhe pėr duhanpirėsit.
Karota
Ėshtė e pasur me beta-karoten, i cili e mbron lėkurėn nga veprimet e dėmshme tė rrezeve tė diellit.
Dredhėzat
Janė tė pasura me vitaminė C, e cila mes tjerash ndihmon nė ndėrtimin e kolagjenit (proteina kryesore e indit lidhor). Po ashtu pėrmbajnė acid elagik, i cili ėshtė i pazėvendėsueshėm nė luftėn kundėr kancerit dhe mbrojtjes sė ADN.
Piperi i kuq
Pėrmban sasi tė madhe tė vitaminės C (dy herė mė shumė se portokalli), e cila ndihmon nė krijimin e kolagjenit dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr tendosjen dhe fortėsinė e lėkurės.
Rrushi
Rrushi pėrmban antioksidantė, tė cilėt i forcojnė kapilarėt, pengojnė zgjerimin e venave dhe po ashtu ndihmojnė nė ndėrtimin e kolagjenit.
Qepa
Qepa ėshtė njė nga burimet kryesore tė flavonoidit (antioksidant) dhe kvercetinės, tė cilėt kanė veprime kundėr inflamacionit dhe kundėr alergjisė. Besohet edhe nė dobinė e tyre pėr tė penguar sėmundjet e zemrės dhe kancerit.
Peshqit
Pėrmbajnė acide yndyrore omega-3, tė cilat janė miku mė i mirė i lėkurės sė thatė. Kėto acide e zbusin edhe psoriazėn (sėmundje e lėkurės) dhe pengojnė paraqitjen e njollave nė lėkurė. Peshku i konservuar ėshtė po aq efektiv sa peshku i freskėt.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit ėshtė shumė i shėndetshėm, i cili nė kombinim me perime pengon paraqitjen e njollave nė fytyrėn tuaj.
Guackat
Pėrmbajnė zink dhe janė burimi i vėrtetė i bukurisė, sepse zinku merr pjesė nė ripėrtėritjen e qelizave tė lėkurės. Sidomos, preferohet te personat tė cilėt kanė lėkurė problematike, akne dhe procese tjera inflamatore nė lėkurė.
Kumbullat e thata
Pėrmbajnė lėndė ushqyese tė cilat i shuajnė radikalet e lira nė gjak. Ndėrsa, sa mė pak radikale tė ketė, aq mė e vogėl ėshtė mundėsia qė lėkura juaj t’i ngjajė kumbullės sė thatė.
Shfaq mesazhe nga:   
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    Shkodra - ForumiShkodran Faqja Kryesore » Bukuri dhe estetike


 
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi


ForumiShkodran developed by: Genti & [A-SHKODRANI]
Powered by phpBB © 2008 phpBB Group