Identifikohu pėr tė parė mesazhet private 
Identifikim: Fjalėkalim:   
  Shkodra - ForumiShkodran
  Shkodra Qyteti Humorit Me Tradita Te Lashta Kulturore
Hyrje  Portali  Chat  Downloads  Video  E-M@IL  Ndihme  Kėrko  Lista e Anėtarėve  Grupet e Anėtarėve  Paneli Anėtarit  Regjistrohu

Besimi Bektashi
Kėrce tek:  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    Shkodra - ForumiShkodran Faqja Kryesore » Komuniteti bektashi.
Autori Mesazh
Staf-Shkodra
Guest




MesazhPostuar: Sat Mar 22, 2008 5:26 pm Pėrgjigju me kuotė

Bektashizmi filloi tė perhapet nė Shqiperi pas zaptimit te saj nga sulltanet otomanė. Me gjithė kėtė, nė Shqiperi si nė tė gjitha vendet e tjera tė Ballkanit - Bektashizmi nuk u-pėrhap menjėherė, por dalngadalė me durim dhe urtėsi. Njė nga pengesat me tė mėdha ishte ēėshtja e gjuhės. Misionarėt bektashinj ishin Turq dhe Persianė dhe nuk dinin gjuhė tjetėr perveē gjuhėve tė tyre.

Kėta misionarė u-dėrguan nė Shqiperi dhe nė vende tė tjera tė Ballkanit, pėr herėn e parė, nga qendra e madhe bektashiane e qendra e madhe bektashiane e Dimotekės. Punuan me takt dhe zgjuarsi dhe keshtu mundėn tė zinin vend nė Shqipėri. Me gjithė kėtė, nė fillim ndeshėn nė pengesa tė shumta dhe pėsuan persekutime. Ndėr 'ta ranė edhe disa dėshmorė, si Pir Sulltan Abdalli i Kosovės dhe Shah Kalenderi i Elbasanit.

Misionarėt bektashij u-dėrguan nė Shqiperi nė grupe tė vogėla, tė pėrbėra nga tre veta: njė Baba dhe dy Dervishe.

Nėpermjet misionarėve tė parė qė u-dėrguan nė Shqipėri, ishin Baba Ali Horasani nė Krujė; Dylgjer Hysejni nė Elbasan; Baba Arshiu nė Gjirokastėr dhe shumė tė tjerė. Qė tė gjithė kėta shkuan nė Shqipėri ndėrmjet shekullit XIV dhe XV.

Kėta misionarė punuan pa rreshtur pėr tė hedhur themelet e Bektashizmit nė Shqipėri si edhe nė vende tė tjera tė Ballkanit, por nuk munden dot tė ngrehnin Teqe. Ai qė i a arriti mė nė fund qėllimit ishte Durballi Sulltani, i cili mundi tė ngrehė Teqenė e madhe nė Thesali tė Greqisė. Kjo Teqe ndihmoi shumė pėr pėrhapjen e Bektashizmit nė pjesėn jugore te Maqedhonisė dhe nė Gjirit, ku mė vonė u-ngreh njė Teqe e madhe, e kryesuar nga Resmi Babaj. Pas kėsaj u-ngrehėn Teqeja e Kerēovės, Teqeja e Tetovės, Teqeja e Prizrenit dhe Teqeja e Gjakovės.

Nė shekullin e 17-tė u-ngreh nė Gjirokastrė e para Teqe bektashiane. Kjo Teqe u-themelua nga Asim Babaj. Pak mė vonė u-ngreh nė Krujė Teqeja e famėshme e Shemini Babaj, i cili luajti njė rol me rėndėsi nė pėrhapjen e Bektashizmit. Pas disa kohe, Xhefai Ibrahim Babaj themeloi Teqenė me rėndėsi tė Elbasanit. Nė tė njėjtė kohė u-hap Teqeja e Kosturit, ndėnė kryesinė e Rustem Babajt. Pastaj u-hapėn Teqeja e Melēanit, nė Korēė; Teqeja e Kuēit, nė Devoll; Teqeja e Prishtės, nė Skrapar; Teqeja e Baba Hajdėrit, nė Gjirokastėr; Teqeja e Koshtanit; Teqeja e Gllavės, e tė tjera. Njė tjetėr Teqe me rėndėsi tė madhe ishte ajo e Frasherit, e kryesuar nga Nasib Tahir Babaj.

Me gjithė kėto, edhe Bektashizmi nė Shqipėri nuk i shpėtoi dot zėmėrimit tė Sulltan Mahmudit. Ndėrmjet veprimeve tė tjera tė kėqija, emisarėt e Sulltan Mahmudit dogjėn Teqene e Baba Alikos nė Berat, se bashku mė njė biblioteke tė ēmueshme qė kishte. Djegia e kėsaj Teqeje, sidomos e bibliotekės sė saj, ishte njė humbje e madhe pėr Bektashizmin. Nė kėtė biblioteke ndodheshin shumė vepra tė vjetra tė vlefshme, sidomos dorėshkrime nė arabisht dhe persisht mbi filozofinė dhe misticizmėn bektashiane. Emisarėt e Sulltan Mahmudit dogjėn njėkohėsisht edhe Teqenė e Qoprilisė nė Manastir dhe tTeqen e Melēanit ne Korēė.

Grushti i Sulltan Mahmudit kundėr Bektashizmit ne Shqipėri ishte i rėndė, por edhe dėshira e Shqiptarėvet, pėr t'a mbajtur gjallė Bektashizmin, ishte e fortė. Kjo dėshirė bėri tė mundur qė Bektashizmi tė qėndrojė mė kėmbė dhe tė lulėzojė nė Shqipėri, mė gjithė se mė vonė u-luftua pėrsėri nga sunduesit otomanė. Dhe ishte pėr hir tė kėsaj dėshire qė numri i Teqevet, tė mėdha e tė vogla, arriti nė Shqipėri nė 53, mė 1938.
Staf-Shkodra
Guest




MesazhPostuar: Sat Mar 22, 2008 5:28 pm Pėrgjigju me kuotė

Por Bektashizmi nė Shqipėri mori njė rėndėsi akoma mė tė madhe kur qendra botėrore e tij kaloi nga Ankaraja nė Tiranė, pas vendimit qė dha Asambleja Kombėtare Turke mė 20 Nendor 1925, nė haze tė tė cilit u-mbyllėn tė gjitha Teqete dhe Zavijetė bektashiane nė Turqi. Nė kėtė menyrė, Shqipėria u-bė Selia e Pėrgjithėshme e Bektashizmit, nė krye tė sė cilės u-vu Nijazi Dedeja, ish kryetari i Teqesė se Haxhi Bektashit nė Turqi. Ai erdhi nga Ankaraja nė Tirane mė 1931. Nijazi Dedeja ishte Shqiptar nga Kolonja e Korēės.

Nuk dihet mė siguri se sa ėshtė numri i Bektashinjvet nė vende tė ndryshme tė botės, por besohet se arrin nė nja 7,000,000 veta, shumica e tė cilėvet jetojnė nė Lindjen e Afėrt e tė Mesme, nė Afrikėn Veriore dhe nė Ballkan. Vetėm nė Shqipėri llogaritej tė ishin nja 200,000 Bektashinj para vitit 1938, domethėnė njėzet pėr qind i numrit tė pėrgjithėshėm tė popullsisė, asi kohe.

Baba Ali Turabiu, ish-titullari i Teqesė sė Tomorit, nė vepren e tij Historia e Pėrgjithėshme e Bektashinjvet, botuar nė Tirane mė 1929, shkruan se: "Para shkatėrrimit te Jeniēerėvet dhe shpėrndarjes sė sektit bektashian mė 1826, mbaheshin statistika te pėrvitėshme dhe ato tregonin se numri i Bektashinjvet asikohe ishte 7,370,000: 100,000 nė Shqipėri, 120,000 nė Stamboll dhe pjesa tjetėr ishte e shpėrndarė ne Irak, Gjirit, Maqedhoni dhe vise tė tjera tė Ballkanit."[1]

Njė tjetėr ngjarje me rėndėsi pėr Bektashinjtė e Shqipėrisė ka qėnė Kuvendi i tyre qė u-mbajt nė Teqene e Turanit, afėr Korēės, nė Shtator tė vitit 1929, nėn kryesinė e Baba Kamber Prishtės. Nė atė Kuvėnd, nė tė cilin muarėn pjesė delegatė pothuajse nga tė gjitha viset e Shqipėrisė, u-hartua dhe u-aprovua Rregullorja e Bektashinjvet Shqiptarė. Nė bazė tė kėsaj Rregullore - e cila u-aprovua nga Parlamenti Shqiptar, - Shqipėria u-nda nė gjashtė Gjyshata: Prishtė, Krujė, Elbasan, Korēe, Frasher dhe Gjirokastėr.Pranė Kryeqendrės Bektashiane nė Tiranė u-krijuan edhe ky Kėshilla: Kėshilli i Pėrgjithshėm, i pėrbėrė nga dymbėdhjetė anėtarė laikė dhe klerikė; dhe Kėshilli i Shenjtė, i pėrbėrė nga titullarėt e gjashtė Gjyshatave me kryetar Kryegjyshin. Keshilli i Pėrgjithshėm merrej me ēėshtje administrative dhe Kėshilli i Shenjtė me ēėshtje fetare.

Bektashizmi, me gjithė se ėshtė njė sekt i Fesė Islame, konsiderohej pėrgjithėsisht nė Shqipėri si njė fe mė vete. Kjo rridhte pėr arėsye tė rėndėsisė dhe tė numrit tė madh tė besnikėve qė kishte. Prandaj elementi bektashi merrej kurdoherė parasysh. E pėrkohėshmja "Albania" e Faik Konicės botonte pothuaj gjithnjė nė faqen e fundit tė saj kėtė lajmėrim:

"Grupi i bashkėpunėtorėve tė revistes s'one pėrbėhet nga Muslimanė, Orthodhoksė, Katolikė dhe Bektashinj."

Bile kjo gjė u-muar parasysh edhe nga Kongresi Historik i Lushnjes mė 1920 qė formoi Kėshillin e Naltė tė Shtetit Shqiptar, i pėrbėrė nga katėr veta: njė Sunni, njė Orthodhoks, njė Katolik dhe njė Bektashi. Anėtari bektashi ishte Aqif Pashė Elbasani.
Staf-Shkodra
Guest




MesazhPostuar: Sat Mar 22, 2008 5:30 pm Pėrgjigju me kuotė

Shumė personalitete tė shquara , shqiptarė dhe tė huaj, kanė shkruar pėr bektashizmin dhe bektashianėt, pėr besimin dhe cilėsitė, pėr vlerat dhe kontributet qė ata i dhanė kulturės shqiptare. Mjafton ta nisim me korifeun - Naim Frashėrin e me Samiun, me Gjysh Ali Gjirokastrėn e me Abdy Frashėrin, me Mit'hat Frashėrin e me Evlia Ēelebiun, me Natali Claire e me Hafėz Ali Korēėn, me Syrja Vlorėn e me Edwin E. Jacques, me Faik Konicėn e me bijėn e Gjirokastrės, Musine Kokalarin. Tė gjitha kėto mendje tė larta panė dhe gjetėn tek bektashizmi shprehjen mė tė ēlirėt tė dėshirės se atdheu ėshtė mbi tė gjitha, se atdheu ėshtė mėmė e atė, ėshtė gjuhė dhe vetvete, ėshtė besim dhe fe. Pikėrisht kėto shenja i pa "toska i madh", Abdyl Frashėri, kur pėrpjekjet pėr mėvehtėsi i mbėshteti nė "babatė bektashjanė" tė teqeve nė tė cilat u shtrua si mik e si bir pėrkrah tė mirit baba Alush Frashėri; kėto gjurmė bektashiane ndoqi edhe Edwin Jacques kur theksoi se ishin krerėt bektashianė ata qė dolėn haptas nė pėrdorimin e gjuhės shqipe. Ishte vetė Baba Ali Tomorri qė nė kohėn kur ndalohej e pėrndiqej gjuha shqipe dhe ata qė e pėrhapnin atė pohoi se qe nė praktikėn bektashiane ta shkruanin letėrsinė e tyre fetare, poezitė dhe himnet nė gjuhėn e popullit. Shumė nga dervishėt dhe baballarėt e teqeve udhėtuan nga fshati nė fshat, nga jugu nė veri duke shpėrndarė libra pėr rilindjen e Shqipėrisė. Jo mė kot poeti i madh, shpirti i kombit, Naimi "iu qas, kesaj feje me gjithė zemėr; shkruajti libra e vjersha, qė baballarėt t'i kanė nė nder tė madh, e meritoi tė quhet si njė ndėr themeluesit e kėsaj feje nė Shqipėri. Me atė mėnyrė, gjithė bektashizmin e solli e e mbajti, nė qark tė kombėsisė, tė dashur," dhe shkroi pėr kėtė qėllim edhe disa nga faqet e tij mė tė shkėlqyera nė Fletoren e Bektashinjvet nė Qerbelanė dhe Mėsimet. Nė frymėn dhe nėn fytyrėn e bektashizmės lindėn poetė, e gojėtarė tė rrallė, sofra bektashianė, e ēlirė, e hapur dhe nderuese ndaj besimeve tė tjera tė botės fali shpirtėra tė ndėrtuar mirė, zemra tė gatuara me mirėsi e mbrothtėsi. "Pra nė njė koncert si Bektashizmi, ku dalin heronj dhe bienė dėshmorė njėrėz me ide tė nalta, poeti i ynė gjente lulishten ku do tė ēfrente mė vonė si Bilbili i Majit. Gjithė sa ia ndjente shpirti dhe ia pėlqente syri, Naim Frashėri e gjeti tė begatėshme nė kėtė lulishte. I frymėzuar nga "Hadika"-ja shkruajti "Qerbela"- nė; i mbushur me dėshirė dhe dashuri nga poemat e Nesimiut, Tyrabi-Aliut dhe Nijazi me shokė, ndezi ato drita tė bukura tė librės tij "Lulet e Verės"; duke marrė shėmbėlla nga Kajgusėzi dhe Viraniu me shokė, bėri "Fletore e Bektashinjvet", Thelbin e Kuranit, 'Fjalėt fluturake' dhe vjershat e ndryshme," shkruan Gjysh Ali Gjirokastra. Lista e atyre qė janė shprehur kėsisoj ėshtė tepėr e gjatė, por do tė ndalesha e do tė veēoja pėr t'i shtjelluar pak mė gjatė disa prej shkrimeve tė Faik Konicės dhe tė Musine Kokalarit nė lidhje me bektashizmin. Jo vetėm njė herė dhe jo shkarazi, mjeshtėri i madh Konica i ėshtė kthyer e ka rimarrė nė shkrimet e tij temėn e bektashizmit si doktrinė dhe tė bektashianėve si shfaqje e besimit. Mund tė pėrmendim tė paktėn tre artikuj mes sė cilėve njėri ėshtė i drejtpėrdrejt dhe enkas pėr bektashizmin dhe dy tė tjerėt e trajtojnė kėtė temė tė ngėrthyer brenda temave tė tjera, gjithėsesi tė pa shkėputura nga objekti i referimit tonė. Shkrimi i parė i takon vitit 1897 dhe titullohet "Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve". Ky tekst i trajtuar nė formė tė lirė eseje ėshtė shkruar nė frėngjisht dhe ėshtė botuar pėr herė tė parė nė Bruksel, tek Albania, vj .1, nr.8. Ėshtė interesante tė vėrehet se ky shkrim i Faik Konicės mbi bektashizmin, ėshtė shkruar vetėm njė vit pasi Naim Frashėri kishte botuar "Fletorja e Bektashinjėt" me po tė njejtėn vetėdije si Buzuku, sepse nė gjuhėn tonė nuk kishte ende diēka tė shkruarpėr bektashizmin. Nuk ka gjasa qė Konica tė ketė pasur dijeni pėr botimin e "Fletores..." sė Naimit, pasi nė esenė e vet Konica pėrmend vetėm vėllimin poetik "Lulet e verės" sė 1890, mbi tė cilin ai bėn dhe komentet mbi bektashizmin. Tė tėrheq vėmendjen dhe tė bėn tė theksosh faktin se si kėto dy mendje tė larta, thuajse nė tė njejtėn kohė mendojnė gati tė njejtėn gjė, por me njė ndryshim, nė kahje dhe nė destinacion. Naimi u pėrpoq t'u jepte shqiptarėve bektashianė librin e tyre tė shenjtė, libėr nė tė cilin atdheu dhe besimi ecin njėsoj. Ai donte t'u dhuronte bashkėatdhetarėve tė vet librin e ritualeve, lutėsoren, uratėn dhe shėrbesat, librin e tė lejuarave dhe tė tė penguarave, duke u pėrcaktuar atyre njė famijle mė tė madhe ku klerikėt janė tė afėrm, baballarė e gjyshė. "Fletorja e bektashinjėt" ishte libėr si tė gjithė librat e shenjtėruar: mistikė e besim, poezi dhe mėsime. Kėtė u dha Naim Frashėri shqiptarėve mė 1896. Nė tė njejtėn kohė qė Naimi punonte "sė brendshmi" me shqiptarė, mendja e ndriēuar e Konicės mendonte tjetėr gjė: ai u pėrpoq qė kėtė besim, tashmė i ngulitur ndėr bashkėatdhetarėt e tij, kėtė vlerė shiprtėrore ta njihte edhe bota. Ndaj dhe Konica, ky mjeshtėr i pashoq i shqipes., e shkroi esenė e tij nė frėngjisht dhe ėshtė mbase i pari qė bėri pėrpjekjen qė kėtė besim tė shqiptarėve ta paraqesė nė dritė pėr ta bėrė tė njohur. Kėtu nuk ėshtė rasti tė analizojmė me hollėsi tendencat e Konicės nė kėtė ese katėr-pesė faqėshe, por tė vlerėsojmė pėrpjekjen e tij pėr tė lėnė nė katrtė diēka tė shkruar edhe pėr teologjinė bektashinjve." Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve" ėshtė njė skicim i shpejtė dhe tipik i disa prej veēantive tė besimit bektashian. Nė tė, ndonėse pėrciptasi, jepen tė dhėna mbi transmigrimin (pėrbartjen e shpirtrave) tek i cili bektashianėt besojnė, mbi panteizmin, ritualin bektashian, festat e shenjta, dėshmorėt dhe shenjtorėt e kėtij besimi. Por nga njė kėndvėshtrim tjetėr nė "Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve" ne gjejmė pėr herė tė parė pėrkthimin nė frengjisht tė disa prej vargjeve tė Naim Frashėrit tė vėllimit poetik "Lulet e verės". Artikulli tjetėr ku Faik Konica flet pėr bektashizmin ėshtė ėshtė njė portret qė ai i bėn Naim Frashėrit nė rreth dy faqe. Artikulli titullohet "Naim H. Frashėri" dhe ėshtė shkruar mė 1901, njė vit pas vdekjes sė poetit. Nė kėtė artikull Konica veēon dy bigėzime tė figurės sė Namit: nga njėra anė si mėsues - vjershėtor qė do tė kishte mundur e dėshirontė tė shkruajė gjėra mė pak tė nevojshme e mė shumė tė bukura dhe nga ana tjetėr njeh se Naim bej Frashėri pati edhe njė tjetėr nder: kuptoi dobinė qė mund tė nxjerrė kombėsia jonė nga bektashizmi. Nė kėtė pasazh si dhe ato nė vazhdim, Konica ngre lart vlerėn dhe rolin e kėtij besimi ndėr shqiptarė dhe kontributin e Naimit si njė nga themeluesit e bektashizmit nė Shqipėri. Punimi i tretė, mė i zgjeruari, mė i ploti dhe mė i rėndėsishmi i Konicės mbi kėtė temė ėshtė "Parashkresė mbi lėvizjen kombėtare shqiptare". Edhe ky punim i Faik Konicės ėshtė shkruar nė gjuhėn frėnge dhe ėshtė i ndarė nė pesė pjesė, sipas fazave historike qė ndoqi kjo lėvizje dhe qė merr pėrsipėr tė shtjellojė autori. Konica bėn njė paradė tė ngjarjeve dhe fytyrave mė tė shquara tė kohės qė nga viti 1877 deri mė 1899, sidomos nė Shqipėrinė e Jugut, nė ngulimet shqiptare nė botė dhe nė kėrkesat e tyre pėr t'u organizuar nė shoqėri dhe pėr t'u shprehur nė gazeta, revista e libra shqip. Dihet se nė kėto ngjarje njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur edhe klerikėt bektashianė si dhe besimtarė tė grigjės sė tyre. Kėshtu nė kėtė "Parashkresė..." gjen tė bashkuar nėn thirrjen e atdheut bektashianė e tė krishterė qė nga Abdyl Frashėri, Kulloriti, Vretoja, Mit'hat Frashėri, Ismail bej Vlora, Visar Dodani etj. Por pjesa mė interesante e kėsaj "Para-shkrese ..." ėshtė pjesa e fundit, e ashtutitulluara "Tabelė alfabetike e patriotėve kryesorė dhe e atyre qė quhen tė tillė". Ėshtė njė befasi nga ato qė jemi mėsuar t'i presim dhe i kėrkojmė e I gjejmė pėrherė tek penda e Faik Konicės. Ėshtė zanafilla, embrioni i njė fjalori tė parė kategorish njerėzore me persona tė vėrtetė, real dhe ku kriter I vetėm matės ėshtė atdhedashuria dhe kontributi ndaj vendit tėnd. Ndoshta njė libėr i kėtillė ėshtė unik edhe gjetiu. Ėshtė si njė "Who is Who" i ditėve tė shkuara. Nė kėtė pjesė tė fundit tė "Parashkresės..." jepen tė dhėna dhe skicime edhe pėr disa figura bektashi-ane tė kohės ku Faik Konica skicon herė me vija tė trasha e me karbon e herė me laps tė hollė e linja tė kujdesshme. Gjejmė nė kėtė fragment tė dhėna mjaft interesante pėr Baba Ahmetin e Koshtenit pėr tė cilin Konica thotė se ėshtė murg bektashi dhe patriot i shkėlqyer duke dhėnė njėherazi dhe njė shėnim telegrafik mbi mėnyrėn e rrallė tė veshjes sė tij. Mė pas vijohet me skicimin e shehut bektashi tė Tepelenės, Dautit, i cili ka ndjenja patriotike, siē thotė Konica. Nė vazhdim gjen tė dhėna mbi karakterin dhe gjendjen e Mit'hat Frashėrit dhe pėrmendjen mes dhuntive tė tjera edhe faktin se ky djalosh ka pėrkthyer nė shqip jetėn e Vilhem Telit. Po kėshtu, nė kėtė tabelė alfabetike ka shėnime e tė dhėna tė shkurtėra edhe pėr pjestarė tė tjerė tė familjes bektashiane. Siē e theksuam qė nė fillim, krahas shumė e shumė figurave tė tjera qė trajtuan nė letra bektashizmin ishte edhe bija e Gjirokastrės. Musine Kokalari. Nė temėn e mbrojtjes sė diplomės sė saj, Romė 1941 temė studimore mbi poetin kombėtar Naim Frashėri, Musineja i kushton njė vend tė rėndėsishėm dy problemeve:

problemit tė doktrinės bektashiane,
ēėshtjes sė ndikimit tė kėsaj doktrine tek Naimi.
Kapitulli i I, pjesa II, e kėtij punimi mban titullin "Storia e dottrina dei bectashi". Qė nė krye autorja thekson faktin se e ndjen tė nevojshme qė pėr tė paraqitur mendimin e Naim Frashėrin tė bėjė njė historik tė shkurtėr, nė rreth 7 faqe tė daktilografuara rreth bektashizmit qė frymėzoi shumė nga veprat e poetit. Kėtė kapitull, Musine Kokalari e trajton sa nė rrafshin e pėrgjithshėm, -atė tė historisė sė bektashizmit botėror, - aq edhe nė pėrfaqėsimin e tij nė Shqipėri. Padyshim qė, pėr efektin e kohės kur u shkrua ky punim, - qė pėr fat tė keq nuk ėshtė pėrkthyer dhe nuk ėshtė botuar ende nė shqip, - pengesat qė rendit autorja pėr sistemimin e lėndės dhe mospasjes sė njė historie tė plotė, veē disa teksteve tė shkurtėr e fragmentarė, tashmė janė kapėrcyer.

Kėshtu, po tė kapėrcejmė pengesėn qė kjo vepėr e shkruar herėt, por e lexuar vonė, 60 vjet pas hartimit tė saj, do tė gjenim nė kėtė punim mjaft tė dhėna tė vyera. Musine Kokalari bėn njė panoramim dhe sistemim tė drejtė tė njohurive duke na dhėnė herė - herė edhe tė dhėna interesante mbi figura tė shquara tė besimit bektashian, qė nga Haxhi Bektashi, Baba Ballėmi, Ali Pasha Tepelena, baba Shemimi, Baba Nasibi, baba Alushin, etj si dhe tė ndodhive madhore qė e kanė shoqėruar kėtė besim qė kulmon me Qerbelanė. Autorja na bėn tė ditur tė dhėna bigrafike rreth Haxhi Bektashit dhe pelegrinazheve tė tij qė nga Qerbelaja ku vizitoi varrin e Huseinit e deri nė Jeruzalem ku vizitoi edhe varrin e Jezu Krishtit. Gjithashtu nė kėtė punim gjejmė edhe shėnime mbi misionin e dishepullit mė tė zgjedhur tė bektashizmit, Sari Salltėkut nė Ballkan ku ai pėrhapi kėtė besim tė ri dhe ngriti teqetė e para nė Budapest, Bosnjė, Shkup, Ohėr, Janinė, Edené dhe Krujė, ku, siē shkruan Musineja, " edhe sot besohet se ėshtė varrosur ky shenjt." Gjithashu nė kėtė punim gjejmė tė dhėna edhe pėr pėrkatėsinė bektashiane tė besimit tė Skėnderbeut si dhe disa nga vlerat e ēmuara tė kėtij besimi qė nga misticizma, toleranca, mirėsia e gjer tek tė drejtat dhe respekti ndaj gruas. Mes kėtyre rreshtave gjejmė edhe njė herė rastin tė konfirmojmė tė dhėnėn e Konicės rreth mbėshtejes qė bektashianėt i bėnė Abdyl Frashėrit nė pėrpjekjeve tė tij pėr ta bėrė Shqipėrinė. "Mė 1877, pas traktatit tė Sh. Stefanit...vėllai i madh i Naimit, Abdyli, thirri nė Frashėr krerėt ė bektashizmit shqiptar pėr tė mbrojtur idenė kombėtre", shkruan autorja. Nė fund, Musine Kokalari e mbyll kėtė historik tė shkurtėr duke veshur doktrinėn bektashiane me vargjet dhe prozėn e Naimit rreth dritės, vallazėrisė, mirėsisė, mbrothtėsisė, dashurisė njerėzore, - pika mjaft tė rėndėsishme kėto tė themelit tė besimit bektashian i cili dikur, sot dhe gjithmonė ka qenė dhe do jetė, po nė ato pozita siē i pohon Musine Kokalari nė fund tė punimit: "Pėr nga kėndvėshtrimi social, bektashizmi mbron barazinė mes burrit dhe gruas, kundėr dogmave tė vjetra tė besimeve tė tjera. Nga kėndvėshtrimi politik bektashizmi ėshtė shprehur pėr njė nacionalizėm tė zjarrtė qė vė mbi ēdo gjė idenė sublime tė atdheut."



Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
Shfaq mesazhe nga:   
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    Shkodra - ForumiShkodran Faqja Kryesore » Komuniteti bektashi.


 
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi


ForumiShkodran developed by: Genti & [A-SHKODRANI]
Powered by phpBB © 2008 phpBB Group