Identifikohu pėr tė parė mesazhet private 
Identifikim: Fjalėkalim:   
  Shkodra - ForumiShkodran
  Shkodra Qyteti Humorit Me Tradita Te Lashta Kulturore
Hyrje  Portali  Chat  Downloads  Video  E-M@IL  Ndihme  Kėrko  Lista e Anėtarėve  Grupet e Anėtarėve  Paneli Anėtarit  Regjistrohu

LUMTURIA
Kėrce tek:  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    Shkodra - ForumiShkodran Faqja Kryesore » Filozofi-psikologji-sociologji.
Autori Mesazh
Staf-Shkodra
Guest




MesazhPostuar: Sat Mar 01, 2008 7:45 pm Pėrgjigju me kuotė

«Beatus nemo dici potest extra veritatem proiectus» “Asnje nuk mund te jete i lumtur larg nga e verteta”

lumturia eshte nje gjendje (emocion) shume pozitiv, qe kuptohet subjektivisht e gjithmone ne baze te kritereve subjektive.
Etimologjikisht fjala lumturi vjen nga fjala latine felicitas, qe perbehet nga felix-icis “i lumtur”, rrenja e te ciles “fe” ka domethenien e bollekut, pasurise, mireqenies. Nocioni i lumturise ne kuptimin si gjendje (pak a shume e qendrueshme) e nje kenaqesie te plote, ze nje vend te rendesishem ne doktrinat morale te antikitetit klasik, saqe perdoret per to edhe titulli “Doktrina jetesore eudemonistike” (nga greqishtja eudaimonia) e qe perkthehet zakonisht si “lumturi”. Ky koncept ndryshon sipas vizionit apo konceptimit te botes (weltanschauung) e te jetes ne te.

Disa thenie mbi lumturine

- kush eshte i lumtur e ka te veshtire te kete nje kuptim mbi varferine

- lumturia e vertete qendron ne virtytet

- asnje njeri i keq nuk eshte i lumtur

- lumturia eshte gjithnje e paqendrueshme dhe e pasigurte


Karakteristikat kryesore

Karakteristikat e lumturise variojne sipas atij qe e provon (qetesi, gezim, optimizem, largesi nga cdo nevoje, kenaqesi etj). Kur fillon kjo lloj lumturie duket sikur nuk do mbaroje asnjehere, por frika qe do t’i vije nje dite fundi ben qe ajo te mbaroje.

Lumturia eshte nje gjendje e mireqenies se njeriut.

Njeriu qe ne fillim nuk ka reshtur se kerkuari mireqenien e tij. Lumturia eshte ajo gjendje kur te gjitha emocionet dhe ndjenjat e trupit dhe intelektit bashke sjellin mireqenie e gezim ne nje moment pak a shume te gjate te jetes sone.


Mbi lumturine ne pergjithesi


Njeriu ka disa nevoja themelore, dytesore e te shkallezuara (ose te teperta), e ne nje fare menyre arritja e objektivit dhe realizimi i ketyre nevojave sjell gezim nga i cili arrin edhe lumturia.

Lumturia e studjuar ne baze te profilit te nevojave (primare, dytesore etj) con ne vleresime dhe perkufizime jo vetem psikologjike e filozofike te ndryshme por edhe vleresime materiale per te cilat lumturia eshte nje nder studimet me te medhaja te te gjitha shkencave humanistike. Eshte e qarte qe ndarja eshte bere per te qartesuar elementet e ndryshme te asaj qe eshte gjendja e lumturise se personit, por duke qene njeriu i pandashem menderisht-fizikisht-shpirterisht eshte e qarte qe flitet per te gjitha keto elemente qe influencohen mes tyre. Keshtu, nqs me dhemb nje kembe eshte shume me normale qe une te jem i trishtuar se sa i kenaqur.
Staf-Shkodra
Guest




MesazhPostuar: Sat Mar 01, 2008 7:54 pm Pėrgjigju me kuotė

Lumturia – profili biologjik

Lumturia perben nje pjese te rendesishme qe kushtezon Unin, frut ky i realizimit te nevojave primare te instiktit dhe impulseve biologjike, si p.sh uria, gjumi etj. Keto mund te konsiderohen si pjese integruese e lumturise, por jo si e vetmja pjese perberese e saj. Nevojat biologjike krijojne nje gjendje pritjeje dhe palumturie qe rregullohen ne momentin kur realizohet nevoja jone primare: realizimi ben qe te formohet nje gjendje qetesie e jo frike qe prodhon lumturi biologjike, qe identifikohet me kenaqesine, e cila influencon edhe elementet e tjere si p. sh intelektin dhe shpirtin. Sidoqofte realizimi fiziologjik mos nje here nje here mbaron, sepse vazhdimisht nga instikti dhe impulsiviteti shpafen nevoja te tjera primare.


Lumturia – profili filozofik


Epikuri ne nje leter mbi lumturine per Meneceun i tregonte qe s’ka moshe njohja e lumturise: nuk jemi kurre as te vjeter e as te rinj per te pasur mireqenie ne shpirt (ose me sakte “te filozofizosh”, qe do te thote te duash diturine e “vertete”). Per Epikurin lumturia eshte njohja e gjerave. Ne jeten e tij natyrore, njeriu largon nga vetja e tij dhimbjen si fizike (aponia) si psiqike (atarassia) dhe mungesa e ketyre dy shkaqeve sjell ne arritjen e lumturise. Por s’mjafton: Epikuri mendon se duhet provuar kenaqesi e prandaj i klasifikon kenaqesite duke i ndare ne tre kategori te madha:

kenaqesite natyrore te nevojshme, si: miqesia, liria, shtepia, ushqimi, dashuria, veshja, kurimi etj;

kenaqesite natyrore por jo tamam te nevojshme, si: bolleku, luksi, shtepi me te medhaja sec na nevojiten, ushqime te rafinuara e pamase;

kenaqesite shtese, si: suksesi, fuqia, lavdia dhe fama.

Njeriu ka edhe nevoja te teperta si ambicja per t’u permiresuar, per t’u rritur intelektualisht, per te qene i pari mbi te tjeret, per te qene konkurues e kompetitiv, per te kerkuar vertetesine e gjerave qe e rrethojne. Per te arritur keto objektive njeriu punon me gjithe pasionin e tij, forcen e shpirtin dhe kur arrin qellimin qe i kishte vendosur vetes gjen nje kenaqesi ne intelekt.


Lumturia – profili psikologjik


Lumturia mund te jete realizimi e nje deshire ose gezimi per realizimin e saj.
Bota e reklamave e di shume mire qe konsumimi fillon nga deshirat (ose problemet) e blerja e gjerave prodhon kenaqesi e si rrjedhoje lumturi. Ne fakt nqs deshira nuk ekziston publicitaret e krijojne. Nevoja e lumturise mund te jete edhe zgjidhja e problemeve qe con ne gezim.

Lumturia zhvillohet si intelektualisht ashtu edhe materialisht, si fizikisht ashtu edhe psiqikisht, si ndjeshmerisht ashtu edhe emocionalisht.

Per te bere disa shembuj praktike se si vlera e lumturise ndryshon edhe ne baze te kultures edhe te kontekstit ambjental, lumturia mund te jete buzeqeshja e nje femije, ose blerja e nje vile me pishine, mund te jete nje martese, ose arritja e majes se Everestit, paqja e ndjenjave ose fitorja e boterorit.

Ne Boten e trete (vendet jo te zhvilluara) pasja e nje tasi me oriz, nevoje themelore, eshte lumturi. Ne vendet e pasura blerja e nje makine luksoze, nevoje e tepert, eshte lumturi. Jane dy emozione jo te barabarta por qe bejne pjese tek lumturia njerezore.

Sipas disa teorive te sotme (nder te cilat Xhuliana Projeti) lumturia eshte te provosh gjithcka te bukur qe ka jeta. Nuk eshte nje emocion objektiv por nje kapacitet individual, nuk eshte e rastesishme si nje ngjarje e fatit por nje aftesi per t’u zbuluar dhe mesuar. Duhet te mesojme te jemi te lumtur.
Lumturia nuk eshte te ndjekesh endrat e shpresat e te nesermes, por ne te kundert mundimi i kenaqesise me ate qe kemi perpara sot. Lumturia nuk eshte ne te ardhmen pra, por ne te tashmen. Lumturia eshte nje gjendje gezimi vetem ne te tashmen. Shpesh shkembehet ndjekja e parase, mireqenies, fames, suksesit, fuqise sikur arritja e tyre te jepte ndjenjen e lumturise. Kjo ne fakt eshte shume e gabuar sepse kjo sjellje krijon frike e shqetesim qe eshte ne kundershtim me gjendjn e lumturise. Gara na ben skllever te sistemit e nqs nje njeri eshte skllav nuk eshte i lire e prandaj nuk eshte i lumtur. Vetem liria nga sistemi ben qe ne te shohim te sotmen e na ben qe te gezohemi me ate qe na rrethon.


Lumturia – profili shpirteror


Fe-te e medha mundohen te ndajne konceptin e lumturise qe krijohet nepermjet gjerave materiale duke e quajtur kenaqesi e qe ndryshon nga lumturia shpirterore e qe arrihet me karakteristika si thjeshtesia e qetesia e shpirtit.

Nje shembull ne historine e shenjterve eshte ajo e Shen Franceskos qe ishte i pasur e ndoshta edhe i gezuar, por ishte nje lumturi jo e plote. La gjithcka e u be i varfer por duke qene i gezuar ne brendesi.

Lumturia absolute per krishterimin per shembull eshte vizioni i Hyjit.


Lumturia – profili shkencor/menyra e sjelljes


Psikologjia me teper se dishiplinat e tjera ka studjuar sjelljen e psiqikes ne gjendje lumturie duke vene re menyrat e kesaj sjelljeje ne manifestimet e lumturise: ndjenje e nje lirie me te madhe, besim ne veten e tek te tjeret, optimizem per jeten.

Jane bere studime mbi efektet e lumturise qe analizojne pjesemarjen e disa pjeseve te trupit ne mekanizmat biologjike komplekse qe shfaqen kur na duket sikur ndjejme te ashtuquajturen “lumturi”. Eshte vene re qe personat e lumtur e perballojne me mire jeten dhe raportet me te tjeret. Keshtu lumturia ka dy elemente kryesore: realizimin e mireqenies se trupit por edhe realizimin e qetesise se shpirtit. Vetem realizimi i te dyjave jep lumturine e plote.
Staf-Shkodra
Guest




MesazhPostuar: Sat Mar 01, 2008 7:57 pm Pėrgjigju me kuotė

E drejta per te qene i lumtur

Koncepti i lumturise eshte nje vlere qe ben pjese ne disa Kushtetuta, si p.sh ne ate americane. Ne kushtetuten italiane thuhet “zhvillimi i plote i njeriut” dhe eshte nje vlere qe tregohet nga neni nr 3.

Lumturia ka te beje me jeten private, nga ana mbrojtese dhe zhvilluese, dhe eshte themelore per te garantuar mbrojtjen e dinjitetit te personit ne cdo aspekt duke garantuar keshtu edhe lumturine e tij. Te respektosh jeten private do te thote t’i lejosh gjithsecilit te realizoje endrat e veta, te mos shmangi lumturine ne format me te cilat identifikohet, te vendosi personalisht mbi cdo aspekt te ecjes se tij. Pra te realizoje endrat e veta e te zhvilloje ne kompleks veten e tij, duke gjetur ekuilibrin e duhur per te arritur lumturine.
E drejta per te qene i lumtur, jeta private dhe e drejta e identitetit personal perbene hedhjen poshte te atyre qe mundohen te krijojne tek njeriu sjellje e modele te prefabrikuara. Cdo person eshte "nje" ne kete bote e si i tille eshte i paperseritshem, krijues i projekteve te veta, jo i standartizuar pra.
Shfaq mesazhe nga:   
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    Shkodra - ForumiShkodran Faqja Kryesore » Filozofi-psikologji-sociologji.


 
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi


ForumiShkodran developed by: Genti & [A-SHKODRANI]
Powered by phpBB © 2008 phpBB Group