Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeKosovaKrimet e luftės Kosova bėhet gati tė padisė Serbinė   
Krimet e luftės Kosova bėhet gati tė padisė Serbinė


PRISHTINĖ- Dymbėdhjetė vjet pas pėrfundimit tė luftės, Kosova ka vendosur qė tė themelojė njė institut pėr hulumtimin e krimeve tė luftės. Besohet se ky institut do ta pėrgatisė Kosovėn qė tė ngrejė padi kundėr Serbisė. Organizatat pėr tė drejtat e njeriut thonė se njė nismė e tillė ėshtė dashur tė ndėrmerret menjėherė pas lufte.

Dėmet e luftės nė Kosovė ka mundėsi qė pėr herė tė parė tė dokumentohen edhe nė formė zyrtare. Qeveria ka vendosur qė tė themelojė Institutin pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės, i cili do tė hulumtojė krimet e kryera nė periudhėn 1990-1999.

Nisma e tillė mirėpritet nga organizatat qė nė njė formė deri mė tash janė marrė me evidentimin e krimeve gjatė kėsaj periudhe. Megjithatė, drejtori i KMDLNJ-sė, Behxhet Shala, thekson se pikė referuese pėr hulumtimet duhet tė jetė viti 1981 dhe jo 1990.

“...ėshtė ēėshtje se sa do tė jetė e vullnetshme dhe e gatshme Qeveria qė tė investojė nė kėtė institut dhe qė pastaj me rigrumbullimin, rikonfirmimin e fakteve dhe tė dhėnave jo vetėm pėr vitin 1990 e kėndej, por edhe mė herėt, atėherė, tė krijohet njė bazė e fortė juridike qė tė ngrihen padi kundėr atyre qė kanė shkaktuar krime lufte nė Kosovė”, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, Behxhet Shala.

Njė nga synimet e kėtij instituti, sipas ministrit tė Drejtėsisė, Hajredin Kuēi, ėshtė edhe pėrgatitja e padisė kundėr Serbisė nga ana e Kosovės. Padia do tė ngrihej kur Kosova do tė mund ta bėnte kėtė, si vend anėtar i OKB-sė, apo po qe se nėnshkruan statutin e GJND-sė.

Deri mė tash, Kosova nuk e ka paditur askėnd pėr rreth 14 mijė tė vrarėt e luftės, 1800 nga tė cilėt ende mbeten tė pagjetur, si dhe pėr qindra miliona euro humbje tė shkaktuara nga dėmet e luftės.

Njė nismė pak a shumė e ngjashme, pėr dokumentimin e krimeve, por nė nivel rajonal, tashmė ėshtė ndėrmarrė nga KOMRA, lėvizje kjo qė po hulumton krimet nė ish-Jugosllavi qė nga viti 1991 deri nė vitin 2001.


Nga Shkodra, Shtune, 30 Prill 2011 20:11, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra