Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiArmiq tė hershėm. Letra e Edi Ramės pėr Sali Berishėn nė nėntor '94   
Armiq tė hershėm. Letra e Edi Ramės pėr Sali Berishėn nė nėntor '94


Kjo letėr qė Edi Rama i dėrgon Sali Berishės, kur ky i fundit ishte president, i pėrket periudhės post-zgjedhjeve pėr referendumin e projekt-kushtetutės, nė nėntor tė 1994, ku politikisht, Berisha pėsoi njė humbje shokuese, dy vjet pasi kishte ardhur nė pushtet me njė votė plebishitare, siē ishte ajo e 22 marsit tė `92.


Prej kėsaj letre, fare mirė mund tė kuptohet se ku ndahen kėto dy figura tė politikės aktuale; se ē`botė, vėrtet ē`botė pėrfaqėsojnė ata; dhe se rivaliteti mes tyre, qė nė fillesat e veta, nuk ka qenė thjesht pėr pushtet. Berisha e di mirė kėtė, ndaj dhe pėrpiqet ta tkurr dimensionin e kundėrshtarit tė tij, tek etja pėr njė karrige kryeministri. Por jo.


Me Edi Ramėn, hesapet janė ndryshe. Ato tejkalojnė postet, pozitat, iki unė qė tė vish ti e tė tjera meskinitete tė kėtij lloji. Sepse Berisha, po aq sa ka shpallur armik ēdo kundėrshtar tė tij nė skalionet e politikės, armikun mė tė madh, nė fakt, ka pasur Edi Ramėn, edhe kur ky nuk ka qenė pjesė e skalioneve.


Pse? Mjaft tė lexohet kjo letėr me gjithė ē`pėrmban nė rreshta e mes tyre, pėr tė kuptuar se ēfarė i ndan kėto dy njerėz; dhe akoma mė shumė, se si kuptohet e pėrjetohet Shqipėria dhe shqiptari nė post-komunizėm tek secili prej tyre...


Letėr Presidentit S.Berisha
Edi Rama / Nėntor 1994
...pasi e kanė kundėrshtuar projektin e njė Kushtetute Bunker pėr presidentin, shqiptarėt gjenden nė njė udhėkryq shumė tė rrezikshėm e nėse Juve dhe Partisė qė Ju drejtoni do t`ju mungojė vullneti i nevojshėm pėr tė reflektuar mbi arsyet e vėrteta tė dėshtimit tė projektit, shumė shpejt tė gjithė ne mund tė jemi dėshmitarė tė njė Katastrofe Politike, e cila, pėrveē Jush dhe Partisė Suaj, do tė shkatėrronte dhe vetė ėndrrėn e demokracisė.(...)


...vota kundėr projektit tė Kushtetutės nuk ėshtė aspak njė votė nostalgjie pėr tė vjetrėn, siē ėshtė shkruar krejt nė mėnyrė tė sipėrfaqshme edhe nė disa gazeta tė huaja. Vota kundėr projektit tė Kushtetutės nuk ėshtė as njė votė kundėr strukturės, apo disa neneve absurde tė kėtij projekti, tė cilin jam i sigurt se 99 % e shqiptarėve, pėrfshi kėtu edhe ideologėt e Partisė Suaj, nuk e kanė lexuar fare.


Vota kundėr projektit tė Kushtetutės, nuk ėshtė as votė pro platformės sė opozitės Socialiste. (...VOTA KUNDĖR PROJEKTIT TĖ KUSHTETUTĖS ĖSHTĖ NJĖ VOTĖ PROTESTE KUNDĖR SALI BERISHĖS, ZOTI PRESIDENT! Vota kundėr projektit tė Kushtetutės, ėshtė njė votė proteste kundėr Partisėsė Sali Berishės, kundėr Televizionit tė Sali Berishės, kundėr gazetave tė Sali Berishės, kundėr Qeverisė sė Sali Berishės, kundėr Gjyqeve tė Kafeve tė Sali Berishės, kundėr Sigurimit tė Sali Berishės, kundėr intelektualėve rekrutė tė Sali Berishės, kundėr Presidentit kosovar tė Sali Berishės, kundėr Pleqve Sklerotikė tė komunizmit shkencor dhe Sazexhinjve tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Sali Berishės, kundėr Kanunit tė ēiftelive tė Sali Berishės, kundėr aksionit enverist tė demokratēikėve tė Sali Berishės pėr tė nxjerrė deri dhe ēiliminjtė nėpėr sheshet e luginat e mitingjeve, bile nuk do ta ekzagjeroja aspak Zoti President sikur t`Ju thosha se vota kundėr projektit tė Kushtetutės ishte njė votė proteste edhe kundėr vetė zėrit tė ngjirur tė Sali Berishės! ...


Ėshtė e vėrtetė qė, kompleksi shqiptar, ashtu si ēdo kompleks kombėtar, ka konstante qė gjenden nė epoka tė ndryshme tė historisė dhe ne shqiptarėt kemi njėfarė tėrheqje kah brutaliteti, kah kundėrshtimi apriori, kah pozicionet asgjėsuese, ashtu siē nuk ka dyshim qė deformacionet e rėnda nė evolucionin politik dhe nė sistemin e vlerave, tė cilat aq shumė kanė rėnė nė sy nė kėto vite lirie, i kanė rrėnjėt thellė nė tė kaluarėn dhe nė karakterin e shqiptarit dhe qė njė fat i ngjashėm historik nuk do tė kishte provokuar tė njėjtat reagime tek popujt e tjerė.(...) Por, tashmė nuk ėshtė fjala pėr tė ditur nėse respekti pėr dhunėn, brutaliteti, kokėfortėsia fėmijėrore janė konstante tė karakterit shqiptar, sepse sidoqoftė, kėto tipare gjenden dhe tek popujt e tjerė, problemi ėshtė tė ngremė pyetjen se, a ėshtė dhe paaftėsia e shqiptarėve pėr tė pėrvetėsuar principin bazė tė jetės shoqėrore europiane, Dialogun, njė konstante e karakterit shqiptar?


...Me aq sa mė lejon vendi do tė trajtoj kėtu njė fenomen tė veēantė, i cili fillon tė shfaqet pas vdekjes sė gjeneralit Enver Hoxha, pikėrisht atėherė kur komunizmi shqiptar filloi tė humbte prestigjin e tij, derisa mė 1989, ky prestigj u zhbė krejt duke lėnė trashėgim reflekset e kushtėzuara tė Frikės. Pėrgjatė kėtyre viteve, nė mėnyrė gati-gati tė shurdhėt, dalėngadalė, filloi tė shtrihej e zgjerohej ndjenja e trembur e njė solidariteti mes njerėzish tė shkelur keqas nė personalitetin dhe individualitetin e tyre, e paralelisht, shpirtra tė hapur karshi neurozave dhe histerisė filluan tė shfaqen pėr t`u bėrė tė panumėrt nė jetėn
politikė tė vendit pas dhjetorit `90, ku gjendja e qėndrueshme gjysmėshekullore e Frikės Kolektive u transformua nė Histeri Politike...


...Siē e tregon mė sė miri edhe eksperienca jonė e derikėtushme, kjo histeri e madhe politike, e cila pllakosi vendin duke pėrfshirė krejt shoqėrinė e dalė nga trauma e gjatė, karakterizohet nga paaftėsia pėr zgjidhjen e problemeve qė nxjerr liria, nga paqartėsia apo hipėrtrofia nė vlerėsimin e vetvetes, nga reagimet jorealiste dhe krejt tė disproporcionuara ndaj botės pėrreth. Tė gjithė individėt qė kontribuojnė nė ēlirimin e manifestimeve histerike tė shoqėrisė, qoftė pėrmes aksionit politik tė drejtpėrdrejtė, qoftė pėrmes aderimit tė tyre nė doktrina tė ndryshme politike, nuk janė domosdoshmėrisht politikanė profesionistė dhe pozicionimi i tyre politik nuk ėshtė veēse njė aspekt i psikikės sė tyre tė rėnduar.


E pa farė dyshimi, Histeria Politike sekretoi nė Shqipėrinė postkomuniste njė lloj individi qorr, tė kufizuar dhe kokėderr; tė zellshėm pėr t`i besuar iluzioneve tė marra tė histerisė dhe pėr t`i pėrhapur ato; ajo polli njė grup pėrfituesish, tė cilėt duke notuar mbi dallgėt e ngritura nga era histerike e Antikomunizmit Vulgar, jetojnė boll mirė; natyrisht nuk mungoi dhe zulma e torturuesve dhe gangsterėve qė, e fshehur nėn qeleshen e gavroshit tė demokracisė shqiptare, u lidh pas kėrthizės sė pushtetit.


...Njė shoqėri e ekuilibruar, edhe pse pėrfshihet ndonjėherė nė manifestime tė dhunshme tė tė gjitha kategorive, arrin mė nė fund nė zgjidhjen e problemeve, sepse histeria nuk ėshtė tjetėr veēse njė bunker pėr t`iu shmangur konfrontimit me problemet; e jo vetėm i shpėton histerisė, por del mė e fortė nga kalvari i mundimeve tė saj, sepse, pasi i ka kėrkuar shkaqet e vėrteta tė sė keqes qė e ka mbėrthyer, nxjerr konkluzionet, duron atė qė e njeh si tė paevitueshme, merre pėrgjegjėsinė pėr atė qė e pranon hapur si dėshtimin e saj, kėrkon sadisfaksionin moral tek padrejtėsitė qė i janė bėrė, dorėzohet pėrpara asaj ēka nuk e ndryshon dot, heq dorė nga iluzionet e parealizueshme, fikson dhe pėrmbush detyrat e saj.

Por krejt e kundėrta ndodhi nė Shqipėri: karakteri i pamasė dhe i paparashikuar i shkatėrrimit nė tė gjitha kuptimet, ndjenja dominante qė vuajtjet tona ishin tė pamerituara, tė padrejta, ēnjerėzore, problemet e rėnda qė shfaqėn radhazi, papjekuria...


...Duke u rikthyer te referendumi i 6 nėntorit, duhet tė besoni Zoti President se pėrgjigja negative ndaj projektit tė Kushtetutės qė Ju paraqitet dhe propaganduat nėn zhurmėn e daulleve dhe ēiftelive duke humbur ēdo sens mase, ėshtė pėrpjekja instiktive e shoqėrisė pėr t`u ngritur nga lėngata e Paralizės Politike, ėshtė shenja e parė qė shoqėria kėrkon tė reagojė, ėshtė tentative pėr t`u zgjuar nga ėndrra me sy hapur e integrimit tė shpejtė europian, ėshtė pėrpjekja pėr tė ardhur nė vete e pėr tė mos besuar mė nė Abrakadabrat e Partisė Demokratike, ėshtė Momenti Historik kur Histeria Politike ėshtė pėrplasur me Kokėfortėsinė e Fakteve, tė cilat janė pėrherė mė rezistentė sesa formulat magjike apo iluzionet.


Pas kėsaj pėrplasjeje mund tė vijė zhdehja dhe shėrimi, tė cilėn e uroj me gjithė shpirt edhe pėr Jum ose njė tjetėr histeri, edhe mė e keqe se kjo e derikėtushmja, frika e tmerrshme ndaj sė cilės ishte edhe motivimi im pėr t`Ju shkruar kėtė letėr. (...)


...Duke humbur mbėshtetjen popullore, Ju Zoti President, keni pasur shansin e madh tė humbisni edhe mundėsinė pėr tė absurdizuar pushtetin Tuaj personal, por, nėse pikėrisht tani, Ju nuk do tė kėrkoni ta rifitoni atė mbėshtetje duke kėrkuar pėrmes Dialogut dhe Tolerancės zbutjen e qindra-mijėra shpirtrave tė trazuar, atėherė shoqėria shqiptare rrezikon tė mbetet e paralizuar dhe tė mos arrijė dot tė pėrfitojė nga Neveria qė ka krijuar pėr Pushtetin Personal, por pėrkundrazi tė kėrkojė qorrazi rrėzimin Tuaj e pastaj tė gjejė pas Jush ndonjė dorė dhe mė tė fortė, e cila do ta zhyste dėshirėn pėr demokraci akoma mė thellė nė Baltėn e Demagogjisė dhe tė shkeljes sė tė Drejtave tė Njeriut.


Zoti President!
Revolta e studentėve kundėr sistemit totalitar ishte revolte kundėr Gėnjeshtrės, kundėr Dhunės, kundėr Pisllėkut, ishte revolta e Individit qė mundi Frikėn, ndėrsa vota kundėr projektit tė Kushtetutės ishte verdikti kundėr Nostalgjisė pėr frikėn. Midis Diktaturės Zemėrgjerė tė Partisė Suaj dhe Lirisė, shqiptarėt zgjodhėn rrugėn e vėshtirė, rrugėn e Ankthit, tė Individualitetit, tė Pėrgjegjėsisė, tek e cila ėshtė e mishėruar Liria, e vetmja rrugė e drejtė pėr nė dyert e Shtėpisė sė Pėrbashkėt Europiane.


Me pėrjashtmin tė atyre katėrqind e kusur intelektualėve tė nderuar qė nuk bėjnė dot pa dashurinė Tuaj dhe tė Partisė Suaj, shqiptarėt nuk duan njė Dorė tė Fortė, por njė Republikė shoqėrisht tė Drejtė, nė tė cilėn Individi nuk do tė ketė frikė tė jetė i ndryshėm, nė tė cilėn nuk do tė vijnė duke u shtuar vuajtjet e tė vuajturve, e pleqve, e fėmijėve, njė Republikė qė do tė vigjilojė me kujdes kundėr Krimit dhe Korrupsionit, njė Republikė qė do tė ekzaltojė vlerat morale dhe shpirtin krijues tė Njeriut tė Lirė. Shqiptarėt e kanė kuptuar qė asnjė Kushtetutė e shkėlqyer nuk ėshtė nė vetvete njė Shtet i sė Drejtės, sepse garancia themelore e kėtij shtetit ėshtė mjedisi demokratik ku e Drejta mishėrohet, Ndėrgjegjja Demokratike, nė funksion tė sė cilės janė kultura qytetare e lidershipi politik, menēuria e tij politike, sensi i tij i drejtėsisė, paanshmėria e tij, aksioni i tij i matur politik.


Ju dhe Partia Juaj, Zoti President, nuk keni dhėnė ende asnjė garanci qė pėrbėjnė themelin e asaj ē`ka tė gjithė sė bashku duam e duhet tė ngremė, njė demokraci dhe njė Shtet Juridik.
Sovrani e dha verdiktin dhe tani ėshtė radha Juaj ta respektoni atė nė tė gjithė domethėnien e vet, ėshtė radha Juaj tė qėndroni pėrballė Realitetit, tė dėgjoni apelin e kohės, tė kuptoni ekzigjencat e momentit, tė respektoni pėrshpejtimin e ritmit tė shqiptarėve, nevojėn e tyre urgjente pėr drejtėsi dhe informacion tė lirė. Nuk ėshtė ende vonė...!


Nga Shkodra, Enjte, 14 Prill 2011 12:29, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra