Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiVideopėrgjimi Prokuroria, ekspert pėr hetimin e zhurmave   
Videopėrgjimi Prokuroria, ekspert pėr hetimin e zhurmave


TIRANĖ- Dy avokatėt e ish-ministrit tė Energjetikės Ilir Meta janė thirrur sot nė prokurori pėr tu njohur me vendimin e kėtij organi nė lidhje me caktimin e njė eksperti tjetėr pėrsa i pėrket aspektit audio tė videos Meta-Prifti. Dy prokurorėt e cėshtjes nė ngarkim tė ish-ministrit Meta kanė vendosur caktimin e njė eksperti anglez, Adrian Filips specialist nė fushėn audio pėr kryerjen e ekspertimit teknik pėr pastrimin e materialit audio- viziv tė regjistruar.

Nga zhurmat nė sfond si dhe nga tiktaku i orės krijohen vėshtirėsi nė lidhje me dėgjimin e plotė tė zėrave tė njerzve bashkėbisedues qė janė regjistruar nė video. Ky vendim i Prokurorėve tė cėshtjes erdhi pas ekspertimit tė parė teknik tė materialit audio-viziv tė dorėzuar sė bashku me laptopin nga ana e deputetit Dritan Prifti, ku rezulton se pėrsėri cilėsia e dėgjimit nuk ėshtė nė nivelin e duhur, pėr tė mundėsuar njė transkiptim tė plotė dhe tė saktė tė materialit.


Nga Shkodra, Merkurre, 23 Mars 2011 21:15, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra