Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeKosovaKosovė, protesta kundėr arrestimit tė ish- luftėtarėve   
Kosovė, protesta kundėr arrestimit tė ish- luftėtarėve


PRISHTINĖ- Nė 26 komuna tė Kosovės mesditen e sotme u mbajtėn protesta njė orėshe kundėr arrestimit tė ish-pjesėtarėve tė UCK-sė nga ana e EULEX-it. Me parulla nė duar, Lufta e UĒK-sė ėshtė e shenjtė, Liri pėr ēlirimtarėt, Stop rolit ekzekutiv tė EULEX-it, mijėra qytetarė kanė protestuar duke kundėrshtuar arrestimet e fundit tė ish-ushtarėve tė UĒK dhe duke kėrkuar lirimin e menjėhershėm tė ish-ushtarėve tė arrestuar.

Organizatat e dala nga lufta e UĒK pėrmes protestave tė mbajtura nė tė gjithė vendin kanė kėrkuar nga Kuvendi i Republikės sė Kosovės miratimin e ligjit pėr mbrojtjen e vlerave tė luftės, ndėrkohė qė kanė ftuar qeverinė e vendit qė tė heq kompetencat ekzekutive te EULEX-it, duke e konsideruar si tė panevojshme pranininė e saj dhe duke e vėnė atė vetėm nė pozitėn e organeve kėshillėdhėnėse.

“Ne kėrkojmė heqjen e kompetencave ekzekutive tė EULEX-it, me njė fjalė ky mision u tregua i pasuksesshėm dhe i dėshtuar; lirimin e tė gjithė luftėtarėve nga burgjet sepse proceset ndaj tyre kanė qenė dhe janė tė motivuara politikisht; kėrkojmė qė Kuvendi i Republikės sė Kosovės tė miratojė ligjin pėr vlerat e luftės, ku UĒK-ja dhe luftėtarėt e saj tė mund tė mbrohen me ligj”,- ka deklaruar pėr Radio Evropa e Lirė Sabit Krasniqi, pėrfaqėsues i organizatės sė Veteranėve tė UĒK-sė nė Prishtinė.

Mėsohet se drejtuesit e protestave kanė deklaruar se me veprimet e fundit tė EULEX, po synohet njollosja e luftės sė pastėr tė UĒK-sė.
“Jemi dėshmitarė tė arrestimeve tė njėpasnjėshme tė luftėtarėve mė tė dalluar tė UĒK-sė. Derisa shpresonim se kėto arrestime nuk do tė pėrsėriten pas shpalljes se pavarėsisė, tė njėjtat u vazhduan me intensitet edhe me tė shtuar, si pjesė e agjendės serbo-ruse pėr demonizimin e UĒK-sė",- ka theksuar Krasniqi.

Ndėrkohė qė Radio Evropa e Lirė bėn tė ditur se protesta me e madhe u organizua nė Prishtinė, ku nė marshimin protestues u hodhėn parallua mbėshtetėse pėr vazhdimin se protestės nga ana e ish-luftėtarėve si dhe kundra arrestimin tė tetė ish-pjesėtarėve tė Brigadės 121tė UĒK-sė. Protestės nė Prishtinė i janė bashkuar ndėrkohė edhe studentėt e Universitetit tė Prishtinės dhe rreth 200 organizata joqeveritare qė pėrbėjnė Koalicionin pėr Demokraci.

Organizatorėt e protestave, Dega e Organizatave tė Veteranėve, Familjeve tė Dėshmorėve dhe Invalidėve tė Luftės sė UĒK-sė, kanė paralajmėruar protestė gjithė popullore nė Prishtinė mė datėn 29 mars.


Nga Shkodra, Merkurre, 23 Mars 2011 21:13, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra