Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiZgjedhjet lokale, Topi: Kandidatėt tė sjellin ide, jo tė bėjnė politike   
Zgjedhjet lokale, Topi: Kandidatėt tė sjellin ide, jo tė bėjnė politike


TIRANE-Presidenti Bamir Topi apeloi sot qė kandidatėt pėr zgjedhjet lokale, qofshin tė majtė apo tė djathtė nė fushatė duhet tė tregohen profesionistė dhe tė sjellin njė garė tė ndershme e tė qetė.

Deklarata e kreut tė shtetit u bė sot gjatė njė seminari pėr Qeverisjen vendore me pėrfaqėsues tė USAID.
Duke vlerėsuar punėn e USAID nė disa drejtime nė Shqipėri, Topi vuri theksin tek zgjedhjet vendore, pasi sipas tij pushteti vendor eshte me prane halleve dhe problemeve te qytetarit. Ne kete aspekt, Topi kerkoi qė kandidatėt tė largohen nga ngjyrat e partive dhe tė sjellin ide pėr qytetarin.
“Politika ėshtė thelbėsore, por kjo politikė do tė jetė mė specifike mė profesioniste me qytetarin sepse rrezikojmė se duke pėrdorur terma tė pėrgjithshme politike, nga mėngjesi nė darkė, e deri ditėn tjetėr rrezikojmė tė pėrjashtojmė ato tema qė njerėzit i duan dhe u interesojnė nė hallet e tyre”.

Duke u pėrqėndruar nė kėtė temė, Topi solli dhe shembullin e Unazės sė Madhe nė Tiranė. “Do tė thoni ju pse e gjykoni nė kėtė mėnyrė, se kam parė shfaqje reale ku paradoksalisht pėrpjekja e pėrfaqėsuesve tė interesave tė qytetarėve janė bllokuar nga refleksionet politike. Rastin ekstrem e kemi nė Tiranė, kur ka njė projekt tė miratuar qysh nė vitin’89 dhe vjen viti 2011, ende polemizohet dhe politikisht pėr njė cėshtje qė ka tė bėjė thejsht me njė element infrastrukturor ku do kalojnė politikanė tė majtė tė djathtė, kjo do ishte njė kėndvėshtrim qė nuk dua ti kthehem mė, e mora thjesht pėr ilustrim. Dua qė e ardhmja qė e atyre qė duan tė merren me qeverisjen vendore tė marrin parasysh praktikat mė tė mira tė qeverisjes vendore”.

Me urimin qė tė fitojė mė i miri, Presidenti vuri nė dukje se kandidatėt pavarėsisht pėrkatėsive politike nė kėtė proces zgjedhor duhet tė paraqesin idetė mė tė mira üasi nesėr do jenė zgjedhur si pėrfaqėsues tė interesave tė qytetarit.
“Ta vlerėsojnėe datėn 8 Maj mos ta shikojnė me indiferencė, nė tė gjitha komunikimet e fushatės zjedhore qė duhet tė jetė nė vėmendjen e faktorit politik, kemi nevojė tė shohim alternim idesh, nuk ėshtė nevoja tė bėjmė politikė negativiste, duhet njė shoqeri moderne sidomos nė apsketin pėr infrastrukturėn”.
“Tė bashkojnė idetė e tyre nė fund janė qytetarėt tė vendosin se kush do fitojė. Uroj tė dalin fitues njėrėzit mė tė mirė. U bėj thirrje kandidatėve tė majtė e tė djathtė tė bėjnė fushatė profesionale, atėhere kemi tė drejtė tė themi se ata qė do na udhėheqin nuk do jenė instrumenta tė politikės, por tė interesit tė qytetarėve. Kandidatėve ju uroj garė tė ndershme dhe dinjitoze, uroj qytetarėt qė mbas kėtyre zgjedhjeve tė realizojnė ėndrrat”.

Ndėrsa kujtoi situatėn e ndezur politike nė vend, Presidenti kėrkoi qė procesi zgjedhor tė zhvillohet i qetė si dhe apeloi pėr pjesmarrje nė votime.

“Mendoj se ėshtė momenti mė i rėndėsishėm qė kėto zgjedhje tė zhvillohen me qetėsi tė plotė mbas njė situate tė tensionuar politike, gati-gati nė pozicionet e njė konfiiktualiteti tė shprehur. Zgjedhjet tė zhvillohen me korrektėsi sipas ligjit, ku pjesmarrja ėshtė shumė e nevojshme unė u bėj thirrje nga kjo foltore, qė merrni pjesė nė votime”.

ZV AMBASADORJA SHBA: PARTITE TE RESPEKTOJNE PROCESIN ZGJEDHOR
Nga ana e saj Zv/Ambasadorja Amerikane, Deborah A. Jones deklaroi se "ndėrsa zgjedhjet e 8 majit po afrojnė, SHBA-tė vlerėsojnė ushtrimin e sė drejtės, qė qytetarėt kanė pėr tė votuar nė kėto zgjedhje, garėn e fushatės mes partive, qė pėrfaqėsojnė kėndvėshtrime tė ndryshme dhe respektim tė plotė tė procesit zgjedhor nė procedurat e vendosura tashmė nė Shqipėri". Ajo vlerėsoi zbatimin e programit tė USAID nė gjithė bashkitė. Ndėrsa pohoi mbėshtetjen e SHBA-sė pėr decentralizmin, Jones theksoi forcimin e kuadrit ligjor dhe kompetencave tė qeverisjes vendore pėr tė planifikuar dhe menaxhuar burimet financiare pavarėsisht nga qeverisja qėndrore. “Njėsitė e qeverisjes vendore do tė mund tė funksionojnė vetėm pėrmes autonomisė sė plotė fiskale dhe duke pėrfaqėsuar tė gjithė komunitetin”, tha Jones.


Nga Shkodra, Merkurre, 23 Mars 2011 21:10, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra