Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiFaturat e energjisė Qeveria fal borxhet e 270 mijė familjeve   
Faturat e energjisė Qeveria fal borxhet e 270 mijė familjeve


TIRANE- Qeveria do tė falė faturat e papaguara tė energjisė tė 270 mijė familjeve nė nevojė, tė periudhės pėrpara se sistemi i shpėrndarjes sė energjisė tė privatizohej.

Vendimi ėshtė deklaruar sot nė mbledhjen e qeverisė nga vetė kryeministri i cili sqaroi se "borxhi i konsumatorėve familjarė qė do tė falet kap shifrėn e 400 milionė dollarėve” dhe se “98% e kėtyre detyrimeve janė tė familjeve tė shtresave nė nevojė”

"Janė 270 mijė familje shqiptare me ndihmė ekonomike, invalidė. ... dhe borxhi ėshtė kontraktuar nė atė periudhė kur ndihma ekonomike dhe pensionet kanė qenė shumė mė tė ulėta se sot"- nėnvizoi kryeministri

OPOZITA TE VOTOJE AMNISTINE FISKALE
Kryeministri Berisha pėrsėriti ftesėn drejtuar opozitės tė votojė nė parlament ligjin pėr aministinė fiskale, si njė ligj nė interes tė qytetarit e biznesit dhe jo tė buxhetit tė shtetit.

“Ftoj opozitėn, edhe njė herė, tė votojė kėtė ligj si njė dėshmi e vullnetit pėr tė shfrytėzuar vullnetin qė ka nė interesin mė tė mirė tė vendit. Nėse ka vėrejtje apo sugjerime tė amendojė kėtė ligj. Ky ligj ėshtė nė interes kryekėput tė qytetarit tė biznesit dhe absolutisht jo buxhetit tė shtetit. Sepse kėtu janė vendosur tarifat mė tė ulėta qė mund tė vendosen dhe gjykoj se opozita nuk ka asnjė shkak asnjė arsye pėr tė mos e votuar.”- deklaroi kryeministri Berisha nė fillim tė mbledhjes sė sotme tė qeverisė.

Njė ndėr pritshmėritė e qeverisė pas miratimit nė Kuvend tė ligjit pėr aministinė fiskale ka tė bėjė me regjistrimin e tė gjitha pronave tė paluajtshme tė paregjistruara, tė qytetarėve apo bizneseve tė vogla. Kėto prona nuk janė regjistruar deri mė tani nė vlerėn e tyre tė vėrtetė, pėr tė mos paguar tarifėn e sotme qė ėshtė 10 %, ndėrsa me kėtė ligj pėr regjistrimin e pronės duhet tė paguhet tarifa 1% .
“Nėse njė apartament nė 2002 kushtonte 30 mijė dollarė, dhe sot ky apartament, me ndryshimin e kursit, kushton 100 mijė euro, me ligji, ky zotėri duhej tė paguante 30 mijė dollarė.. me tarifėn e aministsė paguan 1000 dollarė dhe ndodh njė legalizim i plotė”- shpjegoi kryeministri Berisha.

Me miratimin e ligjit Nga 31 dhjetor 2010 e para cdo detyrim ėshė i amnistuar. Me kėtė ligj i falen qytetarit taksat, tatimet, gjobat dhe interesat e papaguara deri mė 31 dhjetor tė vitit tė kaluar.

Sa i pėrket bizneseve janė tė amnistuar tė gjitha bizneset e vogla tė paregjistruara, tė cilat mund tė regjistrohen duke paguar tarifen 3 %. Gjithashtu falen sigurimet shoqėrore pėr tė punėsuarit, tė vetėpunėsuarit, gjobat para kėsaj date ( 31 dhjetor 2010). Falen kompanitė me bilance jo tė pėrshtatshme dhe i jepet mundėsia tė paraqesin bilancin e plotė kundrejt njė tarife 6 %.
“Ky ėshtė njė aministim i madh dhe krijohet mundėsia e vetėdeklarimeve pėr tė gjitha bizneset.”- nėnvizoi kryeministri.
Nė amnisti nuk pėrfshin tė gjitha pasuritė qė janė nė subjekt hetimi nė pėrpuitzhje me ligjin antimafia si dhe pasuritė e krijuara nga zyrtarėt, apo ish zyrtatėert dhe qė i kanė fshehur.

Numri njė i qeverisė i bėri thirrje qytetarėve dhe bizneseve tė vogla tė “shfrytėzojnė harkun kohor deri mė 31 dhejtor 2011 qė ato tė kenė mundėsi qė nė pėrputhje me kėtė ligj tė pėrfitojnė nga cdo lloj detyrimi qė amnistohet nga ky ligj”.

1. 5 MLD LEKE FONDI PER TE PERDNJEKURIT
Qeveria miratoi gjithashtu fondin prej 1.5 miliardė lekėsh pėr dėmshpėrblimin e ish tė pėrndjekurve politike. Gjithashtu kėrkoi bashkėpunimin e autoritetit qėndror tatimor me atė lokal qė tė mos ketė asnjė lloj deformimi sa i pėrket rimbursimit tė taksimetrave tė taksive dhe informoi dhe pėr shdėrrimin e Akademisė sė Arteve nė Universitetin e Arteve.


Nga Shkodra, Merkurre, 23 Mars 2011 21:09, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra