Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiDėshton pėrpjekja e PE pėr zgjidhjen e krizės PD kundėr Pack   
Dėshton pėrpjekja e PE pėr zgjidhjen e krizės PD kundėr Pack


TIRANE-Deshton perpjekja e europarlamentareve per zgjidhjen e krizes politike ne Tirane. PD voton kunder propozimit te doris pak per fletet e votimit, PS votoi Pro. Kukan: Mesazh i keq per Europen. Takimet dje dhe sot kishin si qellim diskutimin dhe gjetjen e njė zgjidhje pėr ngėrēin politik tė mė shumė se njė viti, ku maxhoranca dhe opozita nuk kanė gjetur ndonjė rrugėzgjidhje. Historia e zėnkave nuk ka munguar as nė takimin e sotėm, ku deputetė tė opozitės kane mbajtur qendrime te kunderta perpara nderkombetareve

ORA 13:30- PĖRFUNDON TAKIMI I KOMITETIT TĖ SA, KUKAN: PA ASNJĖ MARRĖVESHJE!
Pėr mė shumė se tre orė kanė vazhduar debatet mes PS dhe PD nė komitetin e dytė tė Stabilizim-Asocimit, qė mbahej sot nė Tiranė. Nė pėrfundim tė tij, delegacioni i PE, propozoi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar pėr zgjedhjet e 28 qershorit duke kerkuar qe Komisioni te kene mandat per hetim te materialeve zgjedhore, ndėrsa pėr fletėt e votimit u shprehėn, si i takon Gjykatės Kushtetuese tė vendosė. Mesohet se PS eu shpreh Pro ngritjes se Komisionit Hetimor mbi keto baza, kurse PD kundder bazes se hetimit.
Ka qene eurodeputetja Doris Pack qe theksoi se duhet shtuar pika rreth fleteve te votimit, per te cilat ajo u shpreh se i takon gjykates Kushtetuese te jape zgjidhjen. Por menjehere kane reaguar deputete te PD qe u shprehen se me fletet e votimit duhet zbatuar Kodi Zgjedhor. Nderkombetaret theksuan se Kodi parashikon djegien e fleteve dhe se ne keto dy dite debat, ceshtja e fleteve mbetet pazgjidhje.

Ka qene kreu i delegacionit tė PE, Eduard Kukan qe pas takimit, ka shprehur mėrzitjen e tij, qė palėt politike edhe pas kėtij takimi nuk kanė vendosur asgjė, pra janė ende aty ku u nisėn, ndėrsa shton se pėr Europėn ky ėshtė mesazhi mė i keq qė mund ti dėrgohet. “Pėrfundimi i kėtij takimi ėshtė njė mesazh shumė i keq pėr Europėn, pasi nuk u arrit asnjė marrėveshje mes palėve”,- u shpreh Kukan.

ORA 11:30-DORIS PACK RIKTHEHET PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT
Rikthehet nė tryezė Doris Pack, menjėherė pasi ka nisur nė tryezė debati pėr temėn mbi tė drejtat dhe liritė e njeriut.

ORA 11:20-PAS IKJES SĖ PACK, FLET CORNELISSEN: TĖ ISHA SHQIPTARE DO ISHA TURPĖRUAR NGA SJELLJA JUAJ
Komiteti i Stabilizim-Asociimit, pas largimit te Pack, ne tryeze e flet eurodeputetja Marije Cornelissen: Te isha shqiptare do isha tuperuar me akuzat qe behet ne politike. Kėtu duhet tė dialogohet, ju vazhdoni ende me akuzat”, ishte dushi i radhės pėr pėrfaqėsinė shqiptare ne tryezė.

ORA 11:00-DORIS PACK BRAKTIS MBLEDHJEN E KOMITETIT SA
Debatet mes pėrfaqsuesve tė PS e PD qė kanė pėrfshirė mbledhjen e sotme tė Komitetit tė Stabilizim Asociimit kanė bėrė qė eurodeputetja Doric Pack tė braktisė mbledhjen qė sapo kishte nisur. Eurodeputetja me dy fjale ka shprehur pakenaqesine duke theksuar se ne mbledhje te tilla diskutohen fatet e vendit ndersa ne tryeze vazhdojne te njejtat perplasje mes dy subjekteve politike kryesore ne vend. "E patolerueshme nje gjendje e tille, jam shume e zhgenjyer", tha Pack dhe la mbledhjen pergjysem.

ORA 10:45-PS, TAHIRI: DREJTESIA NE SHQIPERI HAPA PAS. JA SI SHKELET LIGJI NE KUVEND
Nga ana e PS nė Komitetin Stabilizim-Asocimit qė mban punimet nė Tiranė ka folur deputeti Sajmir Tahiri qė ka evidentuar situatėn nė drejtėsi. Sipas Tahirit, drejtėsia nė Shqiüpėri po bėn hapa pas, duke sjellė nė vėmendje situatėn nė parlament dhe atė nė sistemin gjyqėsor. “Ne parlament shkelet rregullorja e Kuvendit dhe manipulohet vota. Nė parlament ka mungesė transparence dhe ėshtė e qartė se mazhoranca me kėto manovra synon zaptimin e gjyqesorit. Shqiperia rrezikon kapjen e shtetit”, ishin disa nga fjalėt e Tahirit.
Sipas tij, Shqipėria ka njė ligj shumė tė mirė pėr anti-mafian, por qė nuk zbatohet

ORA 10:20- BODE MALAJ DEBATE PER EKONOMINE
Nė takim pjesmarrės sot ishin dhe Ministri i Financave Ridvan Bode dhe pėrfaqėsues tė PS, si Arben Malaj.

Ministri nga ana e tij theksoi se kėtė vit, Shqipėria pėrballoi krizėn dhe pavarėsisht krizės qė pėrfshiu shumė vende, Bode tha se kėtė vit ekonomia njohu rritjen me tė lartė.

Por i menjėhershėm ka qėnė reagimi I Malajt qė theksoi se pavarėsisht se qeveria e ka tė lehtė tė manipulojė statistikat, ėshtė e vėshtirė fshehja e situatės reale. “papunėsia e strukturuar nė masėn 13:8%, deficiti public shqetėsues”, tha Malaj para pėrfaqėsisė sė delegacionit europian nė Tiranė.

ORA 10:00-CANCIAN JEPINI FUND KRIZES; ARMIKU JUAJ I MADH, PAPUNESIA
Komiteti i Perbashket i Asocim-Stabilizimit u mblodh serisht sot nė Tiranė, dhe axhenda e tij eshte e fokusuar kryesisht ne funksionimin e gjyqėsorit dhe reformat nė kėtė sektor, respektimi i te drejtave ti njeriut, liria e medias si dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Delegacioni europian ka pėrsėritur sot thirrjen qė Shqipėria ti japė fund krizės politike dhe tė fokusohet nė cėshtje qė janė primare pėr vėndin, sic ėshtė ekonomia, konkretisht tek papunėsia nė vend.
Eurodeputet italian Antonio Cancian, deklaroi se rezoluta e PE pėr Shqiperine ishte njė pikė e fortė nė tė cilėn palėt duhet tė mbėshteteshin pėr tė shkuar drejt zgjidhjes se krizės. Do tė ishte mire, tha Cancian, qė sot te binim dakord per disa pika, apo nje deklarate te perbashket per ecurine e metejshme ne zgjidhjen e krizes, ne te kundert do te jete shume zhgenjyese per ne dhe per ju nese edhe sot nuk ja dalim ne kėtė drejtim.

Eurodeputeti italian theksoi se nė vend ka cėshtje tė tjera qė lėnė shumė pėr tė dėshiruar, sic ėshtė ekonomia ku papunėsia theksoi ai, “ėshtė armiku mė i madh nė masėn 13%”. Nė kėtė pikė eurodeputeti theksoi se ekonomia nė vend duhet tė funksionojė.

Ndėrkaq nje dite me parė, Delegacioni i Parlamentit Europian i beri apel politikės nė Shqipėri qė tė gjejnė njė zgjidhje per situaten e cila duket pa rruge dalje qė pas zgjedhjeve te 28 Qershorit te vitit te kaluar.

Delegacioni i Parlamentatit Europian pėrbėhet nga 8 deputetė dhe kryesohet nga Eduard Kukan. Takimi dje nisi me situatėn politike nė vend, ku nė fokus ka qenė ngėrci ende i pazgjidhur politik. I ngarkuari me punė i delegacionit tė Bashkimit Europian Luigi Brusa ka pėrsėritur vėrejtjet e njohura pėr pasojat qė kjo situatė ka pėr integrimin e vendit dhe reflektimin e saj nė vlerėsimet e Brukselit pėr Shqipėrinė.

Tirana pret qė javėn e ardhshme komisioni tė shprehė opinionin e saj kėrkesėn pėr statusin e vendit kandidat dhe nga pėrfaqėsuesit europian ėshtė shprehur shqetėsim i hapur rreth gjendjes duke nėnvizuar se kriteret politike do tė kenė njė peshė tė madhe nė vlerėsimin e pritshėm. Pėr Brukselin pėrgjegjėsia ėshtė e tė dy krahėve tė politikės.


Nga Shkodra, Premte, 05 Nentor 2010 20:52, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra