Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeNderkombetareJa njė kometė si nuk e keni parė kurrė mė parė   
Ja njė kometė si nuk e keni parė kurrė mė parė


Njė takim rreth 15 milion km pranė Tokės ka ndodhur dje. Sonda e Nasės Deep Impact e madhe sa njė automobil ėshtė takuar me Kometėn Hartley 2 duke ju afruar nė distancė minimale deri ne 700 km shkembit tė akullt dhe duke arritur tė dėrgojė nė Tokė nė ekranet e kompiuterave tė Jet Propulsion tė Nasas ku gjendet qėndra e kontrolleve pamje tė pa para kurrė mė parė. Teknikėt kanė punuar deri nė orėt e para tė ditės pėr tė verifikuar sondėn Deep Impact qė tė ishte ne pozicionin e duhur pėr tė ju afruar Kometės. Rreziku qė duhej evituar ishin copat e akullit qė rrethonin si re pjesėn shkėmbore tė Kometės. Pak minuta pasi kanė arritur distancėn e duhur 700 km nga Kometa sonda ka fiksuar drejt Tokės antenėn e saj. Nė kėtė moment Deep Impact ka filluar tė dėrgojė nė tokė shkrepjet e para tė kometės, qė ka cuditėrisht formėn e njė lajthie amerikane. Ngjyra e saj ėshtė aq e bardhė sa duket si njė brilant. ‘ Na merret fryma vetėm duke menduar pėr zbulimin qė na pret’ tha kondinatori i misionit Exopi,. Michael Ahearn, nga Universiteti i Maryland.


Nga Shkodra, Premte, 05 Nentor 2010 20:46, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra