Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeNderkombetarePranga gruas sė dyshuar. Pakot postare mbajnė 'markėn' al-Kaida   
Pranga gruas sė dyshuar. Pakot postare mbajnė 'markėn' al-Kaida


Autoritetet amerikane thonė se sprapsėn sulme terroriste kėtė javė qė mbanin "markėn" e degės sė al-Kaidės nė Jemen. Zyrtarėt amerikanė kanė kontaktuar vende tė tjera nė kuadėr tė hetimeve lidhur me ngjarjen.


Sekretarja e Sigurisė Kombėtare, Xhenet Napolitano, tha se bombat e dėrguara me postė nga Jemeni ishin tė destinuara pėr nė Shtetet e Bashkuara "mbanin markėn e al-Kaidės" dhe nė veēanti atė tė degės sė saj nė Gadishullin Arabik. Ajo tha se ishte shumė shpejt tė thuhej nėse pakot qė pėrmbanin eksploziv plastik kishin si qėllim hedhjen nė erė tė avionėve ku ndodheshin apo destinacionet e adresuara, qendrat hebraike nė Ēikago.


Zyrtarėt thonė se sulmet u sprapsėn dje, kur autoritetet i diktuan pakot ndėrkohė qė avionėt komercialė tė kompanive amerikane tė postės, Fedex dhe United Parcel Service, ishin nė pistat e aeroporteve nė Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nė Britaninė e Madhe. Analizat paraprake tregojnė se tė dyja pakot pėrmbanin PETN, njė eksploziv i fuqishėm industrial qė ishte pėrdorur edhe pėr sulmin dėshtuar nė njė avion qė do tė shkonte nė Ēikago vitin e kaluar.
Presidenti Barak Obama i telefonoi Kryeministrit britanik, Dejvid Kameron dhe Mbretit Abdullah tė Arabisė Saudite, pėr tė diskutuar sulmet dhe hetimet ndėrkombėtare qė po zhvillohen, nė tė cilat marrin pjesė edhe autoritetet e Jemenit. Njė ish zyrtar amerikan i zbulimit qė punon tani me firmėn e konsulencės pėr shmangijen e rreziqeve, TD International, Uilliam Ros Njulend, tha se nuk e habiste fakti qė tentativa pėr sulme u bė kaq afėr zgjedhjeve tė sė martės pėr Kongresin.


"Nuk mendoj se ato ishin tė rastėsishme . Al-Kaida kreu sulmin mė spektakolar me bombė nė Spanjė, pikėrisht para zgjedhjeve tė 11 marsit disa vjet mė parė, i cili pati ndikim tė drejtpėrdrejtė nė zgjedhjet nė Spanjė. Ata i mendojnė mirė gjėra tė tilla dhe pėrpiqen tė bėjnė presion me aktet e tyre dhe tė sjellin destabilitet".
Nė zgjedhjet e 2004 nė Spanjė, socialistėt e opozitės sfiduan parashikimet, duke fituar zgjedhjet. Tė martėn, opozita republikane do tė pėrpiqet tė rifitojė kontrollin e Kongresit, aktualisht tė dominuar nga Partia Demokrate e Presidentit Obama.
Fushata e kėtyre zgjedhjeve ėshtė pėrqendruar shumė mė tepėr nė ekonominė e vendit dhe shpenzimet qeveritare se sa nė ēėshtjet e terrorizmit.


Ndėrkaq, Korrespondenti i Zėrit tė Amerikės Eduard Jeranian informon nga Kajroja, se autoritetet e Jemenit thonė se kanė arrestuar njė grua nėn dyshimet se ka marrė pjesė nė dėrgimin e pakove postare nga Jemeni pėr nė Shtetet e Bashkuara dhe se hetimet pėr vazhdojnė nė shkallė tė gjerė. Burimet nė Jemen njoftojnė se forcat qeveritare tė sigurimit kanė bėrė kontrolle dje gjatė gjithė ditės nė kryeqytetin Sana. Dėshmitarėt okularė thanė se janė ngritur edhe kika kontrolli nėpėr kryeqytet nė kuadėr tė hetimeve pėr pakot qė u gjetėn nė avionėt e destinuar pėr nė Shtetet e Bashkuara.
Sipas njoftimeve, autoritetet jemenase kanė marrė nė pyetje punėtorėt e ngarkim-shkarkimit nė aeroporte si dhe punonjėsit lokalė tė postės. Agjencia francese e lajmeve njofton gjithashtu se forcat e rendit nė Jemen kanė sekuestruar 26 pako tė dyshimta gjatė kontrolleve.

Disa njoftime tė pakonfirmuara flasin pėr arrestime nė lidhje me hetimet. Kanali televiziv Al Arabia thotė se njė grup tė dyshuarish pėr lidhje me al-Kaidėn, tė udhėhequr nga Qassim al Reimi u arrestuan nga forcat qeveritare. Megjithatė njė burim i ambasadės sė Jemenit nė Uashington i hodhi poshtė njoftimet pėr arrestime.
Kanali Al Arabia, njoftoi pasi foli me njė zyrtar tė Emirateve tė Bashkuara Arabe se pakot qė e kishin origjinėn nė Jemen kaluan nėpėr njė tjetėr shtet tė Gjirit Persik para se tė mbėrrinin nė Dubai dhe pastaj u dėrguan me avion nė Britaninė e Madhe, nga ku do tė shkonin mė pas nė Shtetet e Bashkuara.
Sipas njoftimit tė kanalit televiziv Al Arabia, ata qė u arrestuan nė Jemen ishin tė implikuar edhe nė tentativėn pėr tė hedhur njė erė njė avion tė shoqėrisė Northwest tė linjės pėr nė Detroit gjatė Krishtlindjeve tė vitit tė kaluar si dhe nė tentativėn pėr tė vrarė zėvendės ministrin e brendshėm tė Arabisė Saudite, Princin Mohamed bin Naif nė vitin 2009.
Greg Xhonsen, studjues e Jemenit nė Universitetin Princeton, thotė se tri sulmet e dėshtuara mund tė jenė tė lidhura me udhėheqėsin e al-Kaidės, Qassim al Reimi, pėr tė cilin ai kėmbėngul se ėshtė individ tepėr i rrezikshėm.


"Ne e dimė se Qassim al Reimi ėshtė njė nga personat mė tė rrezikshėm, nė fakt pėr mendimin tim ai ėshtė personi mė i rrezikshėm nga radhėt e al-Kaidės. Ne e dimė se materiali i pėrdorur nė dy pakot e diktuara deri tani ishte i njejtė me atė qė u pėrdor nė tentativėn pėr vrasjen e Mohamed bin Naifit, si dhe atė qė u gjt nė avionin e destinuar pėr nė Detroit ditėn e Krishtlindjeve 2009".
Xhonsen theksoi gjithashtu se pėrpjekjet e medias perėndimore pėr ta lidhur klerikun jemenas tė lindur nė Shtetet e Bashkuara, Anvar al Avlaki me komplotin nuk kanė bazė tė fortė, pasi Avlaki nuk ėshtė zyrtar i lartė i organizatės.
"Anvar al Avlaki ėshtė zyrtar i nivleit tė mesėm brenda al-Kaidės, prandaj vemendja e medias, veēanėrisht nė perėndim, e cila pėrqendrohet tek ai, vjen mė tepėr si rezultat i faktit qė ai ėshtė shtetas amerikan dhe flet rrjedhshėm anglisht. Ai nuk mban pozitė tė lartė nė organizatė".
Xhonsen thekson se al-Kaida e pėrdor al-Avlakin pėr publicitet dhe argumenton se Qasim al Reimi, Naser al Ruheishi dhe Ali al Shehri "janė shumė mė tė rrezikshėm".


Nga Shkodra, Diele, 31 Tetor 2010 16:41, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra