Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiKur gratė shqiptare 'mbyllin njėrin sy..'   
Kur gratė shqiptare 'mbyllin njėrin sy..'


Shqiptaret gjithnjė e mė shumė po i tolerojnė burrat qė divorcojnė gratė e tyre pėr t'u martuar pėrkohėsisht me tė huaja qė tė marrin status rezident nė Perėndim.
Prishtinė, Pejė, Skėnderaj, Beograd dhe Shtutgart


Sa herė qė shkon tė flejė, Valbona 35-vjeēare sheh foton e saj tė martesės marrė 13 vjet mė parė. Pėrbri vetes sheh burrin e buzėqeshur. Sot, ai moment i pėrket historisė. Dy vjet mė parė i shoqi u martua me njė grua gjermane. Jo vetėm qė Valbona, nėna e katėr fėmijėve tė tij me moshė nga 4 nė 11 vjeē, e dinte planin e tij, por edhe e miratoi.
Kjo sepse Valbona nuk ėshtė e ndarė me tė vėrtetė nė sytė e familjes sė saj apo bashkėsisė sė gjerė. Shumė shqiptarė tė Kosovės i ndajnė gratė e para me pajtim tė pėrbashkėt, duke u larguar pėr nė Evropėn Perėndimore ku gjejnė nuse tė reja qė ua mundėsojnė marrjen e letrave rezidenciale.
Ata i lėnė fėmijėt nė Kosovė qė tė hiqen si beqarė dhe tė martohen shpejt. Sapo tė kenė rezidencė tė pėrhershme nė Gjermani apo shtetet tjera tė BE-sė, ata i ndajnė gratė e dyta, kthehen tek e para dhe e marrin familjen me vete nė Perėndim.
Gjermania ėshtė destinacion popullor pėr kosovarėt qė kėrkojnė gra tė huaja dhe me gjasė njė pasaportė evropiane, sepse aty jeton njė popullsi e madhe shqiptare.
Gratė, me tė cilat martohen kėta shqiptarė tė Kosovės besojnė se kanė gjetur bashkėshortin ideal e besnik. Gjithsesi, sapo fitojnė rezidencė tė pėrhershme nė vendin pritės, pas pesė vjetėsh martesė me njė qytetare gjermane, ata shpesh kėrkojnė divorcin.
Valbona ka besim se i shoqi do tė bėjė tė njėjtėn gjė: ta braktisė gruan e re mbas tre vitesh dhe tė kthehet nė Kosovė qė ta marrė atė dhe fėmijėt pėr t'i ēuar nė Perėndimin e pasur.
"Ishte i vėshtirė 'divorci', por ngaqė tė dy e dinim qėllimin e tij, u bė disi mė i lehtė", - shpjegon Valbona, e cila jeton te dera ngjitur me vėllezėrit e tė shoqit bashkė me fėmijėt. "Ėshtė sakrificė e madhe por po e bėj pėr hatėr tė njė tė ardhme mė tė mirė pėr mua e fėmijėt", - shton ajo.
Pa dijeninė e gruas gjermane, Valbona ka kaluar njė pushim veror me ish tė shoqin nė Kosovė.


Pėrfitimet mposhtin tabunė
Nė tė kaluarėn, familjet shqiptare nuk e pranonin divorcin kaq lehtė. Por tabuja ėshtė harruar tashti qė shqiptarėt e Kosovės kanė zbuluar dobinė e divorcit dhe martesės me tė huaja pėr tė marrė letrat qė tė jetojnė nė Evropėn Perėndimore.
Sigurisht qė jo tė gjitha bashkėshortet e huaja janė njėlloj tė pranueshme. Njė martesė e dytė me njė jo-shqiptare shihet e pavlerė nė mos pastė nusja e re shtetėsi tė Bashkimit Evropian. Por, nėse burrat i ndajnė gratė kosovare pėr atė arsye, shoqėria mbyll njėrin sy.
Ēdo muaj ish-burri i nis Valbonės para pėr fėmijėt. Dėrgesa tė tilla vlejnė shumė nė njė vend tė varfėr si Kosova, ku 40 pėr qind e popullsisė ėshtė e papunė dhe paga mesatare mujore e atyre qė punojnė ėshtė rreth 200 euro.
Kosovarėt qė janė zhvendosur nė vendet e Evropės Perėndimore sjellin nė shtėpi 530 milionė euro ēdo vit. Kėto remitenca llogariten si rreth 13 pėr qind e PPB-sė sė vendit, sipas Bankės Qendrore tė Kosovės. Sokol Havolli, zyrtar i lartė nė kėtė bankė, thotė se 30 pėr qind e ekonomive shtėpiake kosovare marrin rregullisht para nga tė afėrmit qė jetojnė jashtė. Nė sfondin e vėshtirėsive tė tilla ekonomike, shumė njerėz kėrkojnė me dėshpėrim tė kenė tė drejtėn tė jetojnė e tė punojnė nė Evropėn Perėndimore. Por marrja e njė vize pėr tė hyrė nė BE ėshtė e vėshtirė. Ndryshe nga fqinjėt e tyre ballkanikė, kosovarėt nuk gėzojnė tė drejtėn e udhėtimit pa viza brenda zonės Shengen tė BE-sė. Nuk shihet nė horizont ndonjė zbutje e afėrt e regjimit tė vizave. Ėshtė pothuajse e pamundur qė kosovarėt tė marrin shtetėsi gjermane nė mos tė kenė lindur aty apo tė kenė hyrė tė vegjėl dhe tė kenė ndjekur shkollėn aty. Por, kosovarėt e rritur, si tė huajt e tjerė nė BE, mund tė kėrkojnė status rezident nė Gjermani, apo Niederlassungserlaubnis, nėse kanė qėndruar legalisht nė Gjermani pėr mė se pesė vjet, arsyet pėr tė cilėn normalisht janė ose studimet e arsimit tė lartė apo martesa me njė shtetas gjerman.


Rritje e pėrqindjes sė divorceve
Nė kryeqytetin kosovar tė Prishtinės, njė qytet me popullsi rreth 600.000 banorė, zyrtarėt regjistruan 127 divorce nė 2007-ėn. Ky numėr mund tė duket i ulėt sipas standardeve evropiane, por ėshtė i lartė pėr kosovarėt. Zyrtarėt komunalė nė Prishtinė regjistruan vetėm 36 divorce nė vitin 2003. Paralelisht me numrin nė rritje tė divorceve, martesat me shtetas tė huaj janė rritur, kryesisht me rezidentė nė vendet perėndimore. Nė 2009-ėn, zyrtarėt nė Prishtinė regjistruan 98 martesa tė tilla mes kosovarėve dhe grave nga Perėndimi. Shefqet Buqaj, zyrtar i komunės, pranon qė di raste ku kosovarėt janė rimartuar me gratė e tyre, pasi janė divorcuar nga gratė e huaja. Aftėsia e zyrtarėve tė monitorojnė motivet pas martesave me tė huaj ėshtė e dobėt, pranon ai. Kur kosovarėt duan tė rimartohen me gratė e para, ēifti thjesht duhet tė deklarojė se janė pajtuar.
Por Buqaj kėmbėngul qė kur ata dyshojnė nė motivet pas martesės sė njė kosovari me njė grua tė huaj, ata bėjnė pyetje. Njė rast veēanėrisht i dyshimtė pėrfshinte njė burrė qė po martohej me njė tė huaj e cila ishte 15 vjet mė e madhe se ai, kujton ky zyrtar. Bashkime tė tilla janė praktikisht tė panjohura nė Kosovėn patriarkale, ku martesa me njė grua mė se njė dekadė mė tė madhe i dhunon tė gjitha traditat. Por Buqaj thotė se nuk mundėn tė gjenin asnjė arsye bindėse pėr ta penguar martesėn. "Folėm me ta dhe u bindėm qė nuk ishte martesė e trilluar", - thotė ai.


Gra tė vetmuara perėndimore
Sonja, gjermane nga Shtutgarti, ishte cak i njė shqiptari tė Kosovės qė kėrkonte rezidencė tė pėrhershme nė Gjermani. Tashti nė moshė tė hershme tridhjetėvjeēare, ajo u martua me njė shqiptar nga Mitrovica e veriut tė Kosovės 13 vjet mė parė. E papunė dhe paksa e vetmuar nė atė kohė, ajo u mrekullua kur njė burrė i pashėm, zijosh, pak vjet mė i madh se ajo, iu afrua nė njė kafene nė Shtutgart dhe i tha: "tung". Ajo nuk ia kishte idenė qė ky burrė me gjasė beqar, nė fakt, ishte martuar nė moshėn 18-vjeēare nė Kosovė dhe ishte divorcuar para se tė vinte nė Shtutgart. Ajo, gjithashtu, nuk e dinte se ai kishte dalė nė kėrkim tė njė gruaje gjermane pėr arsye qė pak kishin tė bėnin me dashurinė. Ata sė shpejti bėnė martesėn, pas sė cilės Sonja u zhyt nė mėsimin e shqipes dhe nė pėrvetėsimin e mėnyrės modeste tė jetesės sė njė shtėpiakeje kosovare, duke mos dalė mė nga banesa pėr tė takuar shoqet pėr kafe.
"U bėra mė shqiptare se njė grua shqiptare", - kujton ajo.
Nė mėnyrė tė pazakontė, burri i Sonjės nuk kėrkoi divorc pas pesė vitesh. Me sa duket pėr arsye se atėherė kishin njė djalė tė vogėl, i cili i ndėrlikonte punėt. Burri i Sonjės donte tė sigurohej qė ai do tė gėzonte kujdestarinė e plotė tė tė birit para se tė largohej.
Ata mė nė fund u ndanė dy vjet mė parė, mbasi Sonja u pajtua t'ia linte djalin, atėherė dy vjeē tė shoqit. Ai u rimartua shpejt me tė shoqen e parė dhe tashti jeton jashtė Shtutgartit me tė dhe djalin qė ka bėrė me Sonjėn. Sonja nuk e di krejt historinė e martesės sė saj, por disa shqiptarė tė Kosovės qė jetojnė nė lagje i dinė mirė sekretet e ish-tė shoqit tė saj.
Ajo di vetėm qė ish-bashkėshorti i saj u martua me "njė grua shqiptare qė nuk kishte letra". Ajo ende beson se ajo grua u martua pėr dashuri dhe nuk e kupton se ēka shkoi gabim.


Tradita e mėnjanuar
Shumė shqiptarė tė Kosovės e mbrojnė praktikėn e burrave qė shkojnė jashtė pėr tė kėrkuar gra tė huaja tė pėrkohshme pėr tė pėrmirėsuar perspektivėn e tyre.
Valdrin Hoxha, 23-vjeēar i papunė nga Prishtina, tha se do tė bėnte tė njėjtėn gjė po tė mundte.
"Do t'ia shpjegoja familjes se pasi tė merrja dokumentet (e BE-sė) do ta divorcoja gruan e huaj dhe do tė martohesha me njė vajzė kosovare", - thotė ai me vetėbesim.
Vite mė parė, vetėm steriliteti mund tė legjitimonte ndarjen e ēifteve, thotė 71-vjeēari Hamdi Veliu, nga Polaci, fshat nė Kosovėn qendrore.
"Nėse gruaja s'mund tė lindte fėmijė ajo kishte dy alternativa, tė divorcohej ose tė rrinte", - shpjegon ai. "Por, nėse vendoste tė rrinte, duhej ta pranonte faktin se bashkėshortit i duhej njė grua e dytė".
"Nėse pranonte se tė shoqit i duhej njė grua tjetėr dhe qėndronte nė tė njėjtėn shtėpi, ajo mund ta mbante rolin kryesor nė shtėpi", - thotė ai.
"Sot gjendja ėshtė shumė e keqe", - thotė Veliu, duke folur me keqardhje pėr njė kosovar qė njeh, familja e gruas sė parė tė tė cilit i bėri presion ta merrte bashkėshorten para se tė ishte divorcuar nga gruaja e dytė gjermane. Ai thotė se di raste tė tjera tė ngjashme ku bashkėshortet kosovare jetojnė diku nė Gjermani ndėrsa burrat e tyre janė diku tjetėr me gratė e dyta gjermane.
"Situata tė tilla nuk bazohen nė traditėn tonė", - ankohet ai.
Veliu thotė se zotėrimi i letrave tė rezidencės nė BE i jep burrave prestigj tė paparė nė Kosovėn moderne. Me to, njė burrė nė tė dyzetat mund tė zgjedhė vajzėn qė do edhe nėse ėshtė 20 vjet mė e re se ai.
Burra tė tillė shpesh pėrdorin mesitėt pėr tė gjetur njė nuse tė re.
Smajl Shatraj, 60-vjeēar nga Llausha, e ka bėrė kėtė detyrė shpesh nė tė kaluarėn.
"Tani qė shumica e vajzave duan tė jetojnė jashtė, ėshtė shumė mė e lehtė tė bėhet [kur burri ka letra tė BE-sė]", - thotė ai.
Nė kohėt e vjetra, shton Shatraj, zgjidhnin ēifte qė ishin pak a shumė nė tė njėjtėn moshė dhe qė dukeshin tė pėrshtatshėm pėr njėri-tjetrin.
Sot faktori mė i rėndėsishėm ėshtė nėse burri i ardhshėm i ka dokumentet e duhura. "Po e mėnjanojnė traditėn nė favor tė interesave", - psherėtin ai.
Nė fakt, martesat e pėrziera dhe veēanėrisht martesat pėr tė pėrmirėsuar perspektivėn shoqėrore dhe ekonomike tė burrave nuk janė krejtėsisht tė reja nė mesin e kosovarėve.
Mė parė, kėto martesa prireshin tė bėheshin brenda kornizės sė shtetit tė vjetėr jugosllav. Ato zakonisht ishin nė formėn e kosovarėve qė martoheshin me serbe, tė para si pjesėtare tė bashkėsisė mė tė fuqishme etnike nė ish-Jugosllavi.
"Pėrmes njė martese nė ish-Jugosllavi, mund tė fitoje prestigj shoqėror", - shpjegon Anton Berishaj, profesor sociologjie nė Universitetin e Prishtinės. Disa njerėz i hynė kėtyre martesave edhe pėr tė provuar besnikėrinė e tyre ndaj idesė multietnike jugosllave, kujdeset tė shtojė ai. Njė dallim i rėndėsishėm mes kėtyre martesave dhe atyre qė po bėhen me gjermanet sot, ėshtė qė burrat nuk kishin shtysė tė divorconin gratė pas njė periudhe tė caktuar. Mbesnin bashkė, shpesh duke u zhvendosur nė kryeqytetin jugosllav, Beograd. Disa, si Selimėt, ende jetojnė bashkė. Por, ndėrsa martesa shqiptaro-serbe ishte lėvizje me pėrfitim shoqėror nė vitet 1960 - 1970, pėr tė cilėn as qė bėhet fjalė sot, pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe rėnies sė marrėdhėnieve serbo-shqiptare nė pėrgjithėsi.
"Sot kėta ēifte jetojnė tė stigmatizuar", - thotė profesoreshė Nada Raduski e Qendrės sė Kėrkimeve Demografike nė Beograd.


"As morale, as tė sakta"
Anton Berishaj, profesor sociologjie nė Universitetin e Prishtinės, i dėnon ashpėr kosovarėt qė martohen me gra tė huaja, me qėllim tė marrjes sė rezidencės sė pėrhershme nė Perėndim. "Njė martesė 'e dyfishtė', ku njėra palė nuk e di situatėn e plotė dhe ku familjet pretendojnė se s'po ndodh asgjė nuk ėshtė njerėzore, as morale e as e saktė", - shprehet ai. Drejtuesit e tė gjitha besimeve kryesore nė Kosovė gjithashtu e dėnuan me forcė kėtė prirje. Shumica e shqiptarėve tė Kosovės janė myslimanė, por ka edhe njė pakicė tė vogėl katolike. Kleri i tė dy besimeve e sheh martesėn si tė shenjtė.
"Martesa ėshtė e pėrhershme dhe nuk ka kufij kohorė, ajo ėshtė e pėrjetshme", - thotė Bedri Syla, imam nga Skėnderaj. Imami i quan tė ashtuquajturit "tė divorcuar", tė lidhur kryesisht pėr tė marrė letra, si tallje dhe sakrilegj. "Kėto janė lojėra qė shpėrbėjnė familjet dhe moralin", - thotė ai, duke cituar vargje nga Kurani. Punė tė tilla nuk mund tė justifikohen kurrė nė Islam, shton, pavarėsisht nga pėrfitimet potenciale. Pikėpamjeve tė tij i bėn jehonė plotėsisht Don Shan Zefi, prift katolik nė Prishtinė. "Martesat si kėto nuk janė tė lejueshme moralisht, psikologjikisht apo ligjėrisht", - thotė ai.


"Sakrifica ia vlen"
Megjithatė, Agroni 40-vjeēar thotė se ia vlen kompromisi pėr moralin dhe traditat me qėllim tė arritjes sė ėndrrės evropiane. Gdhendės i gurėve tė varreve, ai tashti jeton me tė shoqen nė njė fshat rreth 30 km larg Shtutgartit, duke pas kaluar njė proces tė gjatė e tė vėshtirė tė divorcimit tė gruas sė tij tė dytė gjermane me qėllim tė rimartesės me gruan e parė kosovare. Agroni pėrpiqet ta harrojė faktin se i ėshtė dashur ta lėrė gruan e parė dhe fėmijėt nė Kosovė pėr pesė vjet ndėrsa ishte i martuar me njė grua gjermane.
"Sakrifica ia vlen pėr sa kohė qė nuk e harron gruan [e parė] dhe fėmijėt nė Kosovė", - shprehet Agroni. "Pėr mua, tė jetosh kėtu ėshtė si nė parajsė", - shton ai, duke iu referuar fshatit tė vogėl gjerman qė tashti ėshtė shtėpia e tij. Me qėllim tė arritjes sė njė "parajse" tė ngjashme, Valbona dhe katėr fėmijėt e saj duhet tė presin edhe tė paktėn tre vjet tė tjerė.
Duke shpresuar pėr njė jetė tė re jashtė, ajo nuk shqetėsohet pėr kombėsinė e tė huajės, me tė cilėn ėshtė martuar burri i asaj, pėr sa kohė qė pėrfundimisht ajo tė shkojė nė Perėndim. "Pėr mua, thjesht nuk mė intereson", - thotė ajo. "Kushtet e mjera ekonomike na detyruan ta bėjmė kėtė."


Nga Shkodra, Diele, 31 Tetor 2010 16:40, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra