Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiViti 2010, rritet krimi   
Viti 2010, rritet krimi


Pėr nėntė muajt e kėtij viti raportohen zyrtarisht tė paktėn 2800 vjedhje kundėr pronės sė shtetasve, por mė tė rrezikuara sipas statistikave rezultojnė tė jenė banesat, automjetet dhe mė pas kompanitė dhe firmat private.
Nė statistikat qė Top Channel disponon ėshtė vendosur shifra zero pėr vjedhjet e bankave pavarėsisht se kėtė vit nuk kanė munguar vjedhje tė filialeve tė bankave nė Tiranė, Fier e Korēė.

Referuar pasqyrės krahasuese tė kriminalitetit pėr periudhėn janar-shtator tė kėtij viti, deklarohen si vjedhje 637 vjedhje banese, njė shifėr kjo mė e madhe se njė vit mė parė, ndėrkohė qė shkalla e zbulueshmėrisė ėshtė vetėm 39 pėrqind.

Nė shėnjestėr tė vjedhėsve kėtė vit kanė qenė edhe automjetet. Gjatė kėsaj periudhe, statistikat e siguruara nga Top Channel tregojnė se janė vjedhur 420 makina dhe vetėm 13 pėrqind, ose 54 raste, jane zbuluar autorėt apo janė gjetur automjetet e vjedhura. Sėrish edhe pėr automjetet ka njė rritje tė vjedhjes sė tyre prej 92 makina teėvjedhura.

728 kompani, firma private dhe lokale tregtie kanė rėnė pre e hajdutėve pėr kėtė vit, dhe po tė bėjmė krahasimim nėse ka rėnie apo rritje tė vjedhjeve tė tyre krahasuar me 2009, sėrish rezultojne 93 vjedhje mė shumė.

Nė fushėn e vjedhjeve bie nė sy rritja e vjedhjeve me dhunė nė 109 raste dhe nė njė prej tyre kjo vjedhje ka qenė me pasojė vdekjen e njė personi.

Ndėrkohe si krime kundėr jetės janė regjistruar 255 tė tilla, 82 prej tyre vrasje, 6 vrasje nga pakujdesia dhe 167 vrasje tė mbetura nė tentativė. Po kėshtu krahasuar me 2009 ka njė dyfishim tė veprave penale kundėr lirisė sė personit, ku pėr kėta nėntė muaj raportohen 65 heqje lirie ose pengmarrje.

Nė hetimin dhe parandalimin e krimeve ka njė dyfishim tė kundėrshtimit tė punonjėsit tė policisė nė 220 raste, ngjarje kėto tė gjitha tė zbuluara, si dhe njė rritje tė personave tė kapur me armė pa leje, gjithsej 577 tė prangosur pėr kėtė vepėr penale.


Nga Shkodra, Diele, 31 Tetor 2010 16:02, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra