Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiHomazhet greke nė Boboshticė, digjen kurorat e OMONIA-s   
Homazhet greke nė Boboshticė, digjen kurorat e OMONIA-s


KORCE-
HOMAZHET GREKE NE BOBOSHTICE; DIGJEN KURORAT E OMONIAS
ORA 14:30-Nuk ka kaluar shumė kohė nga homazhet qė u bėnė nė Memorialin e ushtarit grek nė Boboshtice me rastin e Festės sė Clirimit tė Greqisė, kur mėsohet se zjarri pėrfshiu kurorat e vendosura aty.
TVNeės24 bėn tė ditur se kurorat e vendosura sot nga OMONIA, Konsullata greke dhe dhjetra vizitorė qė mbėrriten me autobusa nga Greqia janė djegur nga persona ende tė panjohur. Mėsohet se policia ka nsiur hetimet rreth rastit.

Festa e Clirimit tė Greqisė, homazhet bėhen nė Boboshticė
Festa e Clirimit tė Greqisė u pėrkujtua paraditen e sotme nė varret 200 vjecare tė Boboshtices. Homazhet zhvillohen pak ditė pas debateve pėr ceshtjen e zhvarrimeve nė varrezat e Boboshticės pėr ngritjen e Memorialit pėr nderimin e ushtarėve grekė tė vrarė nė kėtė zonė.

Me njė cermoni fetare nė nderim te ushtareve grekė tė rėnė nė luftėn italo-greke nė vitin 1940, Konsullata greke ne Korce, OMONIA dhe qindra vizitorė kanė mbėrritur nga shteti grek me autobusė ku kanė zhvilluar homazhe dhe kanė vendosur kurora e buqeta me lule, pranė Memorialit, i ndėrtuar nė kujtim tė njė ushtari grek. Me kėtė rast u mbajt njė meshė nė manastirin e Shėn Mėrise, brenda territorit tė sė ciles ndodhet edhe kjo varrezė.

Homazhet qe zhvilluan vizitoret greke kane ardhur pas debateve dhe reagimeve te diteve te fundit mbi nderhyrjet e paligjshme ne varret e vendasve.
Nė vendin ku eshte ngritur memoriali njė muaj mė parė janė kryer punime me beton, duke demtuar varrezat dhe duke bere qe mjaft eshtra te dalin ne siperfaqe. Para kesaj feste pėrkujtimore banoret e boboshtices kane kundeshtuar keto punime, ku varret e tė parėve tė tyre rrezikojnė tė zhduken.
Ndėrkaq Komuna Drenovė nga ana e saj thote se nuk ka dhėnė asnjė leje ndėrtimi pėr betonimin e njė pjese te varrezes dhe kerkon urgjentisht prishjen e saj. Por nga ana e Konsullates greke dhe organizates OMONIA,nuk jane marre parasysh keto reagime, perkundrazi homazhet e sivjetshme ne varrezat e Boboshticės kanė qėnė me pjesmarrės mė tė shumtė nė numėr.


Nga Shkodra, Diele, 31 Tetor 2010 15:49, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra