Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiPS: Barnat nė QSUT si favorizoi Firmėn Ministri Vasili   
PS: Barnat nė QSUT si favorizoi Firmėn Ministri Vasili


TIRANE-Nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Eduart Shalsi akuzoi sot Ministrin e Shėndetėsisė Petrit Vasili se ka favorizuar njė firmė farmaceutike pėr furnizim me barna spitalin kyresor nė vend, QSUT ndėrsa shton se asnjė nga kėto barna nuk u listua nė listėn e barnave tė ruimbursueshme. Sipas Shalsit, Ministri duhet ta kishte bėrė publike prej kohėsh listėn me barna tė rimbursueshme, por nuk e ben kete per disa arsye.
“Ende nuk ka nje liste me barna te rimbursueshme, ende nuk eshte publikuar. Pse? Ministri duhet ta kishte bėrė publike prej kohėsh listėn me barna tė rimbursueshme. Dhe fakti tjeter, QSUT dhe disa spitale tė tjera u urdhėruan tė blinin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ilacet e kėsaj kompanie, kush ėshtė kjo kompani? Pse u detyrua te blihen keto ilace qė realisht nuk u futėn kurrė nė listėn e barnave tė rimbursueshme”, tha Shalsi.
Shalsi mė tej nė formė pyetjesh i kėrkoi Ministrit Vasili tė rrėfejė se “pse zgjodhi pikėrisht kėtė kompani pėr tė furnizuar me ilace farmacinė kryesore nė QSUT, pse u pushua nga puna pėrgjegjėsja e farmacisė qė nuk firmosi futjen e kėtyre barnave nė QSUT dhe cfarė lidhjesh ka pėrgjegjėsi i ri i Farmacisė sė QSUT me kompaninė e favorizuar tė barnave”.

Shalsi i ministrit tė Shėndetėsisė Petrit Vasili, qė tė japė sqarime pėr pyetjet qė i ka drejtuar PS. Nė rast tė heshtjes, PS-ja kėrcėnon se do tė nxjerrė fakte tronditėse. “Po i japim mundėsinė ministrit tė Shėndetėsisė t’i japė pėrgjigje dhe shpjegime kėtyre pyetjeve pėr tė cilat ne i kemi pėrgjigjet”.


Nga Shkodra, Diele, 31 Tetor 2010 15:48, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra