Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiKanceri i gjirit, 400 raste tė reja nė vit risk dhe moshat e reja   
Kanceri i gjirit, 400 raste tė reja nė vit risk dhe moshat e reja


TIRANE-Kanceri i gjirit nė vendin tonė numėron rreth 350-400 raste tė reja cdo vit ndėrsa mjeket specialiste te fushes vene alarmin se sėmundja po shfaqet nė femrat me moshė tė re.

Kėtė konstatim bėnė sot mjekja Lumturie Mėrkuri, specialiste nė Institutin e Shėndetit Publik gjatė veprimtarisė ndėrgjegjėsuese mbi domosdoshmerine e zbulimit tė hershėm tė kancerit tė gjirit. Sipas Mėrkurit, femrat nė vendin tonė ndodh qė e kapin sėmundjen nė stade tė avancuara dhe kjo ka sjellė dhe vdekshmėrinė e lartė nė vendin tonė nga kjo sėmundje qė vitet e fundit ka njohur vetėm tendencė rritje.
“Kanceri i gjirit pėrbėn njė problem madhor nė Shqipėri, llogarit kėto vitet e fundit ku kemi patur rreth 350-400 raste tė reja nė vit. Dhe tė mendosh qė sėmundja ka qėnė nė stad shumė tė avancuar, dhe si pasojė dhe rrezikshmėria ėshtė shumė e lartė”.

Shqetėsues ėshtė dhe fakti se nga sėmundja e rrezikshme po kapen dhe moshat e reja, nėn 30 vjec.
“Ashtu sic theksova, numri i rasteve ėshtė nė rritje, 400 raste tė reja nė vit, ėshtė relativisht e lartė dhe karakteristikė ėshtė rritja e rasteve dhe prekja e moshave tė reja”, shprehet Merkuri.

Ndaj mjekja apelon qė femrat tė bėjnė vazhdimisht eko gjiri pėr tė kapur kėshtu sėmundjen nė stadin fillestar. Nė tė tilla raste thonė mjekėt, sėmundja kapet herėt dhe mund tė kurohet dhe ekziston rreth 98% mundėsia qė femrat tė pėrfitojnė shėrim tė plotė.

Megjithatė, kėrcėnimi mė i madh nga kanceri i gjirit vjen nga natyra e heshtur e sėmundjes. Kanceri nuk shkakton dhimbje gjatė rritjes sė gjėndrrave, njė fakt qė i ēudit shumė njerėz.
Po sipas ekspertėve, pėrqindjet mė tė larta tė vdekjeve do tė regjistrohen nė vendet nė zhvillim, ku kanceri i gjirit zakonisht nuk diagnostikohet deri nė fazat mė tė avancuara tė sėmundjes.
Shumė ekspertė rekomandojnė qė tė gjitha gratėt tė fillojnė tė bėjnė mamografi tė rregullta nė moshėn 40 vjeē. Disa mjekė janė tė mendimit qė femrat qė nė moshėn 20 vjeē duhet tė bėjnė kontrolle klinike pėr kancer nė gji.


Nga Shkodra, Diele, 31 Tetor 2010 15:47, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra