Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiPolicia kap 100 kg mariuanė, nė ndjekje tė lazaratasit   
Policia kap 100 kg mariuanė, nė ndjekje tė lazaratasit


GJIROKASTER-Rreth 100 kg lėndė narkotike mariuanė janė sekuestruar pasditen e djeshme nė aksin Jorgucat-Kakavijė nga Policia Rrugore Gjirokastėr ė bashkėpunim me Policinė Kufitare tė Drejtorisė Rajonale pėr Kufirin nė kėtė qytet. Policia dyshon se lėnda i pėrkiste njė banori tė Lazaratit qė i shpėtoi ndjekjes sė policisė dhe u arratis nėpėr natė duke braktisur cantat me drogė. Driga kishte destinacion Sarandėn dhe mė pas Greqinė.
Aksioni
Drejtoria e policisė sė Gjirokastrės bėri tė ditur se tė shtunėn rreth orės 19.45, Specialistėt e Njėsisė Rajonale tė Qarkullimit Rrugor , tė cilėt po shkonin pėr nė Postobllokun e Policisė tė ngritur nė aksin rrugor Jorgucat -Kakavije kanė konstatuar se para tyre po lėvizte njė automjet pa targa nė drejtim tė Jorgucatit.
Efektivėt i kanė bėrė shenjė tė ndalojė, por drejtuesi i automjetit ka shtuar shpejtėsinė. Punonjėsit e Policisė Rrugore kanė njoftuar Punonjėsit e Policisė Kufitare tė cilėt ishin nė Postobllok nė kthesėn e Jorgucatit nė rrugėn nacionale pėr ta ndaluar. Makina qė lėvizte pa traga dhe me shpejtėsi tė madhe, porsa ka parė postobllokun e policisė kufitare ka shtuar edhe mė shumė shpejtėsinė duke shpėrthyer postobllokun e policisė Kufitare dhe duke vėnė nė rrezik jetėn e punonjėsve tė Policisė Kufitare. Efektivėt e Policisė Kufitare dhe tė Qarkullimit rrugor janė vėnė nė ndjekje tė automjetit i cili vazhdoi lėvizjen nė drejtim tė Sarandės, ku nė aksin rrugor Jorgucat - Sarandė nė dalje tė fshatit Jorgucat drejtuesi i automjetit ka braktisur automjetin dhe ėshtė larguar me shpejtesi duke pėrfituar edhe nga errėsira.

Nga kostatimi i parė i bėrė nga ana e Specialistėve pėr Hetimin e Krimit nė Drejtorinė Rajonale pėr Kufirin dhe Migracionin Gjirokastėr rezultoi se brenda makinės kishte disa ēanta tė mėdha shpine qė dyshohej se ishin me lėndė narkotike. Nga kontrolli u vėrtetua se nė automjetin tip Hundai, ku para kishte vetėm njė targė fallco, Gj 20 35 A, nė brendėsi tė tij kishte 4 ēanta tė mėdha shpine tė mbushura me pako nė formė cilindrike ku brenda tyre kishte lėndė narkotike Mariuanė. Nė secilėn ēantė kishte nga rreth 25 pako me peshė 1 kilogramė secila gjithėsej 100 kilogramė .

Nga veprimet e para hetimore tė kryera nga Specialistėt e Sektorit Kundėr Narkotikėve nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr ka rezultuar se lėnda narkotike ka dalė nga fshati Lazarat me destinacion Sarandėn e mė pas Greqinė .
Mbi bazėn e informacioneve tė grumbulluara nė rrugė operative dhe tė provave nė vendgjarje ėshtė bėrė identifikimi i autorit , i cili ėshtė nga fshati Lazarat, ku dhe ėshtė shpallur nė kėrkim Policor, por pėr arsye hetimi policia nuk bėn tė ditur gjeneralitetet e tij.
Specialistėt e Sektorit Kundėr Narkotikėve nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr ndėrkaq po vazhdojnė krehjen e zonės pėr tė bėrė tė mundur kapjen e autorit


Nga Shkodra, Diele, 31 Tetor 2010 15:44, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra