Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiShqipe e panjohur   
Shqipe e panjohur



Tė gjithė kemi ndryshuar nė kėto 20 vjet, komunikimi ynė gjithashtu. Lėvruesit e gjuhės shqipe, qė jemi mėsuar t`i quajmė “studiues”, me zell e konsiderojnė gjuhėn si “njė organizėm tė gjallė” qė ndryshon nė varėsi tė kohės, ndryshimeve politike, sociale dhe kulturore.
Por ajo qė na shoqėron nė diskutimet e pėrditshme ėshtė se si “ka ndryshuar gjuha shqipe gjatė viteve tė tranzicionit”: pėr mirė apo pėr keq? Akademiku Jorgo Bulo, merr pėrsipėr tė sqarojė kėtė dilemė: “Shqipja ka ndryshuar edhe pėr mirė edhe pėr keq. Pėr mirė sepse ėshtė pasuruar, pėr keq sepse janė shtuar fjalė tė huaja tė panevojshme qė siē thotė Naimi ngjajnė si dhia mes dhėnve.”

Pėrveē pėrdorimit tė fjalėve dhe strukurave tė huaja nė gjuhėn e folur dhe atė tė shkruar, presioni qė ushtrojnė “dialektizmat” duket gjithashtu fenomen nė rritje. Ndėrsa shikohet si shqetėsim, studiuesit fenomenin nė fjalė e konsiderojnė si ēėshtje tė “pasurimit te gjuhės” qė shkon konform me lėvizjet dhe zhvillimin demografik tė popullsisė:


“Dialektet janė si pėrrenjtė qė pasurojnė lumin. Ato e pasurojnė gjuhėn”, vazhdon Bulo.

Specialistėt e fushės thonė se problemi lind kur “dialektet” kthehen nė normė e pėrdorimeve publike tė gjuhės”. Ata thonė se “nė gjuhėn e administratės, shkollės, medias dhe nė shfaqjet publike, pėrdorimi i dialektit ėshtė i pajustifkueshėm”. Ata janė pėr pėrdorminin e gjuhės standarte, si shprehje e qytetėrimit dhe e kulturės sė njė populli. Dhe nė kėtė suazė, profesor Bulo, i referohet njerėzve tė tribunave “si shkelėsit mė tė mėdhenj tė shqipes”:

“Nė pėrdorimet publike ka shkelje tė normės nė tė gjitha rrafshet, tė normės leksikore, tė normės drejtshkrimore, gramatikore dhe njė mungesė kujdesi pėr kulturėn e gjuhės”, vėren akademiku.

Pėr kėtė ēėshtje, nė mesin e dhjetorit, njė Konferencė pėr politikat e pasurimit dhe pėrmirėsimit tė gjuhės standarte, pritet tė mbledhė nė Tiranė, nė “Ditėt e albanologjisė” ata qė hulumtojnė dhe ruajnė “brenda kritereve” gjuhėn e sotme shqipe, qė siē parashikohet mund tė bojkotohet nga institucione tė ndryshme tė gjuhėsisė.

“Kėtė konferencė ka marrė nismėn ta organizojė njė institucion i vetėm, Qendra e Studimeve Albanologjike, pa konsultimin e institucioneve tė tjera simotra”, thekson Bulo.

Zhurma qė po bėhet pėr rishikimin e drejtshkrimit sipas akademikut Bulo, nuk ėshtė nė kohėn e duhur: “Kryesorja pėr tė dhėnė alarmin ėshtė se nuk po zbatohen rregullat e gjuhės shqipe.”

Bėhet fjalė pėr gjuhėn qė flitet nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, nė Serbinė jugore, nga shqiptarėt etnikė nė pjesė tė tjera tė Ballkanit jugor, pėrgjate bregdetit lindor tė Italisė, nė Greqi e mė gjerė, njė gjuhė moderne qė pėrfaqėson njė degė mė vete nė familjen e gjuhėve indo-evropiane.



Nga Shkodra, Premte, 29 Tetor 2010 18:59, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra