Albania Shkodra
Shenimet shikohen vetem nga Anetaret. Shenimi i Fundit - padukeshem
Lajmet

Shkodra LajmeVendiRuci: Berisha s'ka vullnet pėr zgjidhje   
Ruci: Berisha s'ka vullnet pėr zgjidhje


Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci deklaroi se kryeministri Sali Berisha nuk po tregon vullnet pėr zgjidhjen e krizės edhe pse ai ėshtė shkaktari i saj.
"Krimi dhe korrupsioni, kapacitetet e dobėta administrative dhe kriza politike e shkaktuar nga Berisha janė arsyet e forta qė do tė ndikojnė nė vendimin e ndėrkombėtarėve evropianė pėr tė mos hapur bisedimet pėr anėtarėsimet e vendit nė Bashkimin Evropian", tha Ruci.

Sipas tij, qeverisė i ėshtė dhėnė kohė mbi 15 muaj pėr zgjidhjen e krizės politike, por kryeministri nuk ka vullnet pėr zgjidhjen e krizės politike.

"Cdo ditė qė kalon na tregon se sa tė vėshtirė e ka Berisha bėrjen e transparencės sė zgjedhjeve, kryefjalė e kauzės sonė dhe rekomanduar edhe nė rezolutėn e Parlamentit Evropian", tha Ruci.

Nė deklaratėn e sotme pėr shtyp, Ruci shprehu shqetėsimin pėr kėrcėnimin e bėrė pėr deputetėt Ermonela Felaj dhe Sajmir Tahiri, nga bashkėshorti i ministres sė Integrimit, Majlinda Bregu dhe nga kolegu demokrat Edi Paloka.

Po ashtu Ruci pėrmendi edhe vendimin e padrejte pėr shembjen e ish-piramidės, pa u konsultuar dhe diskutuar mė parė nė komisionet parlamentare, me qėllim heqjen e vėmendjes nga kriza politike dhe shfaqjen e krizave tė reja.

Kreu i kuvendorėve socialistė permendi edhe votimin pėr heqjen e mandatit tė deputetėve Ilir Beqja se nuk ishte i saktė e megjithatė kryeministri vazhdoi tė veprojė nė shkelje tė plotė tė Kushtetutės.

Nė fund tė deklaratės Ruci kėrkoi zbardhjen e vrasjes sė deputetit Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit tė Tėrthorės Rezmi Veseli, duke bėrė pėrgjegjės pushtetin e kryeministrit Sali Berisha.


Nga Shkodra, Premte, 29 Tetor 2010 18:57, Komentet(0)
Komentet


Njoftime ©2003-2012 Shkodra